Jemi larg qëllimit për të ulur varfërinë ekstreme, çdo i treti fëmijë i varfër është rom, alarmoi Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vlerësoi që vendi ka arritur të ulë varfërinë, por akoma është larg qëllimit, duke theksuar që një nga problemet është edhe diskriminimi i komunitetit rom, transmeton Portalb.mk.

“Raporti që pothuajse çdo i treti i varfër deri pesë vjet është nga bashkësia rome, tregon se një nga arsyet e varfërisë është edhe diskriminimi”, deklaroi Pendarovski.

Ai raportoi që para pandemisë, në vitin 2019, varfëria e fëmijëve përfaqësohet me 28 % në varfërinë e përgjithshme të vendit, duke sqaruar që 8 % e tyre janë deri 5 vjeç.

“Si forma më e thellë e padrejtësisë sociale, varfëria e fëmijëve është skandal për çdo shoqëri demokratike”, vlerësoi Pendarovski.

Ai vlerësoi që nuk mund të themi se jetojmë në një shoqëri të lirë dhe drejtë nëse akoma kemi fëmije që jetojnë në varfëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button