Qytetari nga Maqedonia e Veriut u kap në kufirin Shqipëri – Kosovë me 39 mijë euro dhe pajisje për kriptovaluta

Në pikën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në Morinë është kapur një qytetarë me 39 mijë euro dhe pajisje për kriptovalutë, për çka është ngritur edhe kallëzim penal ndaj tij, transmeton Portalb.mk.

“Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave”, njoftojnë nga Policia e Shqipërisë.

Policia raportoi që ka kontrolluar imtësisht automjetin e drejtuar nga 33 vjeçari B.B. banor në Maqedoninë e Veriut.

“Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, sqarojnë nga Policia e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button