fbpx

Cilat barna përdoren më së shumti në luftën kundër Kovid-19?

Tashmë dy vite nga fillimi i pandemisë me Kovid-19, bota po lufton me infeksionin në të gjitha mënyrat e mundshme. Që nga fillimi i pandemisë dhe pa vaksinë, autoritetet shëndetësore në mbarë botën u përballën me një sfidë të madhe: Si ta trajtojmë koronavirusin?, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Mirosllava Burns

Shumë shpejt u bë e qartë se nuk kishte një ilaç specifik dhe se të gjitha barnat që përdoren si në shtëpi ashtu edhe në spital, përdoren për lehtësimin e simptomave të koronavirusit, të cilat te njerëz të ndryshëm manifestohen në mënyra të ndryshme. Disa e kalonin infeksionin me virusin me simptoma të lehta dhe pa pasoja, ndërsa të tjerë përfunduan në spital me komplikime që zgjasin për muaj të tërë dhe për të cilat nevojitet rehabilitim.

„Remedisivir“- ilaçi i parë që u sigurua për trajtimin e Kovid-19

Nga ana tjetër, në vend lindën dyshime, ka apo nuk ka protokoll për trajtimin spitalor të rasteve me Kovid-19? A trajtohen pacientët me Kovid-19 në të njëjtën mënyrë në të gjitha spitalet, apo ka dallime? Kah fundi i vitit 2020 Ministria e shëndetësisë prokuroi ilaçin „Remdesivir”. Pikërisht për këtë ilaç, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se është në dispozicion në të gjitha spitalet.

E gjithë terapia është në dispozicion në të gjitha spitalet, ilaçi i shtrenjtë „Remedisivir” të cilin e kemi blerë gjatë valës së mëparshme është shpërndarë kudo dhe është në dispozicion në të gjitha qendrat e Kovid-it, tha Filipçе në gusht të vitit 2021.

„Remdesivir“ u sigurua nëpërmjet marrëveshjes me Komisionin Evropian. „Remdesivir“ është një ilaç i miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave ЕМА. Në uebfaqen e ЕМА shkruan se ky ilaç përdoret te të rriturit me pneumoni që kanë nevojë për oksigjeno terapi. Studimi kryesor, i cili tregon se ky ilaç ofron shpresë për pacientët me Kovid-19, përfshinte 1.063 pacientë të shtruar në spital. 120 prej tyre kishin një pasqyrë klinike të lehtë deri në mesatare, dhe 943 kishin një pasqyrë të rëndë klinike. Është dëshmuar që „Remdesivir“ është në gjendje të përshpejtojë shërimin e pacientëve duke shkurtuar kështu kohën e kalur në spital. Personat që pranuan „Remdesivir” janë shëruar për 11 ditë ndërsa ata që pranuan placebo për 15 ditë. Për pacientët me oksigjenoterapi, koha e shërimit ka qenë 12 ditë për ata që kanë pranuar „Remdesivir“, krahasuar me 18 ditë për ata që nuk e kanë pranuar atë. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë ndryshim midis atyre që kanë pranuar ose nuk kanë pranuar „Remdesivir“ të cilët filluan të trajtohen me këtë ilaç pas përkeqësimit të pasqyrës klinike kur tashmë ishin në ventilim mekanik. Kjo edhe një herë vërteton se kur bëhet fjalë për Kovid-19, periudha kohore e pranimit të terapisë është shumë e rëndësishme. Sa më shpejt aq më mirë.

Antitrupat monoklonalë

Kjo terapi u bë e njohur kur ish-presidenti amerikan Donald Trump e pranoi atë kur ende ishte në fazën eksperimentale. Këto barna përmbajnë antitrupa që bllokojnë proteinën spike të Sars Cov 2 dhe kështu e parandalojnë virusis të lidhet me qelizat njerëzore dhe të depërtojë në organizëm. Ministria i ka siguruar këto antitrupa, por ato nuk u jepen të gjithëve dhe nuk janë në dispozicion gjithkund. I vetmi institucion shëndetësor publik në vend që ka antitrupa monoklonalë është Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup. Këto ampula ruhen në një temperaturë specifike në frigoriferë. Terapia me antitrupa monoklonalë përbëhet nga barnat „CASIRIVIMAB” dhe „IMDEVIMAB”, të miratuara për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Pas negociatave të shumta, Ministria e shëndetësisë arriti t’i bashkohet Marrëveshjes së përbashkët për marrëveshje kornizë, për të cilën të drejtë ekskluzive kanë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, për disponueshmëri prioritare të terapisë monoklonale. Marrëveshja kornizë me prodhuesin Roche nga Zvicra është nënshkruar nga 19 shtete anëtare të BE-së, vendi ynë dhe Norvegjia. Fondet për këtë prokurim janë siguruar në kuadër të Projektit për menaxhimin emergjent të krizës me Kovid-19, të cilin e zbaton Banka Botërore.

Terapia u jepet pacientëve që nuk janë hospitalizuar por që trajtohen për Kovid-19. Deri më tani është pranuar nga njëzet pacientë me Kovid-19 që kanë një numër të madh të sëmundjeve bashkëshoqëruese. Janë blerë gjithsej 1.200 doza. Që të mund të pranojë antitrupa monoklonalë, pacienti nuk duhet të jetë me oksigjenoterapi, të mos ketë një pasqyrë të rëndë klinike, por të ketë sëmundje serioze bashkëshoqëruese që mund të ndikojnë për një përfundimin fatal të pacientit. Deri më tani në Klinikën Infektive antitrupa monoklonalë u janë dhënë pacientëve të rinj me sëmundje akute hematologjike, personave që kanë kryer transplantime, pacientëve me sëmundje malinje në fazë fillestare dhe jo në fazë terminale.

Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive, doktor Milena Stevanoviq, asnjë nga pacientët të cilët kanë pranuar nga këto antitrupa nuk ka pasur pasqyrë të rëndë klinike. Organizata Botërore e Shëndetësisë antitrupat monoklonalë i ka vënë në protokollin e saj zyrtar të trajtimit të Kovid-19.

„Моlnupiravir“

Ky ilaç kundër Kovid-19 ende nuk është në dispozicion në vendin tonë, por nga Ministria e shëndetësisë më 21 tetor të këtij viti njoftuan se do ta sigurojnë.

„Molnupiravir“ është në formë tabletash dhe mund të merret nga të gjithë pacientët që janë pozitivë me Kovid-19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para pas diagnostikimit dhe nga studimet klinike të deritanishme rezulton se për 50% e redukton numrin e hospitalizimeve. Nga Ministria e shëndetësisë bëjnë me dije se ilaçi dhe vaksina kundër Kovid-19 nuk mund të krahasohen. Vaksinat kundër koronavirusit parandalojnë format e rënda të sëmundjes, hospitalizimin ose vdekjen. Virusi Kovid-19 ndryshon shpejt dhe efikasitet të madh mundësojnë vaksinat, ndërsa qëllimi është që të arrihet imunitet kolektiv më efektiv, që do të na mundësonte mbrojtje nga llojet e reja të Sars CoV 2, informojnë nga Ministria.

Sipas asaj që është shkruar në faqen zyrtare të ЕМА, „Моlnupiravir“ nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.

Ky ilaç, i cili për momentin nuk është i autorizuar në BE, mund të përdoret për të trajtuar të rriturit me Kovid-19, të cilët nuk janë me oksigjenoterapi dhe që janë më të rrezikuar nga zhvillimi i formave të rënda të Kovid-19. Molnupiravir duhet të administrohet sa më parë pas diagnostikimit të Kovid-19 dhe 5 ditë pas fillimit të simptomave. Kapsulat duhet të merren dy herë në ditë për 5 ditë, thuhet në uebfaqen e ЕМА.

Pastaj thuhet se te ata pacientë të cilëve ky ilaç u është dhënë dy herë në ditë rreziku nga vdekja dhe hospitalizimi ka qenë më i vogël nëse trajtimi fillohej herët, brenda pesë ditëve të para pas fillimit të simptomave.

Kortikosteroidet dhe terapia antikoagulante

Disa prej pacientëve të shtruar në spital, nën mbikëqyrjen e mjekut, u jepet terapi antikoagulante për të parandaluar rrezikun nga mpiksja e gjakut. Në të njëjtat kushte jepet edhe Dexamethasone, një kortikosteroid, me shpresë se do parandalojë inflamacionin. Në spitale ka gjithashtu edhe Tocilizumab, një antitrup monoklonal që vepron si një imunosupresant. Terapia e kombinuar nuk duhet t’u jepet pacientëve që nuk janë me oksigjenoterapi.

Plazma e gjakut nga pacientë të shëruar

Që nga fillimi i pandemisë me Kovid-19, kur nuk kishte vaksina, disa prej pacientëve u jepej plazmë e gjakut të pacientëve të shëruar. Kjo bëhej sepse antitrupat e prodhuar nga organizmi pas shërimi nga sëmundja mund ta ndihmonin pacientin e sëmurë. Formularin për dhurimin e plazmës e gjeni në këtë link.

Deri nga mesi i vitit 2021, me plazmë janë trajtuar 1.431 pacientë pacientë me Kovid, njoftojnë nga Instituti i mjekësisë transfuzive.

Me këtë akt më të lartë njerëzor, qytetarët e shëruar kanë mundësinë të ndihmojnë ata që për momentin po luftojnë me koronavirusin. Nëpërmjet plazmës konvaleshente të dhuruar, antitrupat nga pacientët e shëruar përdoren për ta kontrolluar sëmundjen tek një person tjetër me Kovid-19, theksojnë nga Instituti.

Dhuruesi i plazmës konvaleshente duhet të ketë të dhëna laboratorike të dokumentuara se ka qenë i sëmurë me Kovid-19 dhe të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas çka i bëhet një test shtesë për të vërtetuar se nuk ka prani të virusit.

„Ivermektin“

Në janar të këtij viti, ilaçi „Ivermectin” mbërriti në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe është sjellë në vend me import intervenues. Më 12 janar, Ministria e shëndetësisë e informoi publikun se ilaçi „Ivermectin” për qytetarët është në dispozicion në barnatoret me çmim prej 299 denarë.

Ky ilaç mund të merret vetëm me recetë nga mjeku amë ose mjeku specialist. Mund të përdoret gjatë trajtimit shtëpiak dhe spitalor dhe të merret në mënyrë preventive, vetëm me rekomandimin e mjekut, nëse rastet kur një person ka qenë në kontakt me person pozitiv me Kovid-19.

Shumë studime klinike që bëjnë vlerësimin e efikasitetit të „Ivermectin” tek pacientët me Kovid-19 janë në realizim e sipër dhe/ose rezultatet e tyre përfundimtare nuk janë publikuar ende në revista shkencore, por rezultatet paraprake sugjerojnë se „Ivermectin” ka një efekt pozitiv në profilaksën e Kovid -19 tek personat e ekspozuar , si dhe në trajtimin e pacientëve me pasqyrë të lehtë, të moderuar deri në të rëndë dhe të rëndë klinike, njoftuan nga Ministria e shëndetësisë.

Në 13 janar Ministria e shëndetësisë informoi se kolegiumi profesional për ISHP Klinikën Universitare të pulmologjisë dhe alergologjisë dhe qendrat e Kovid-19 në kuadër të njësisë së mjekësisë interne, ka përgatitur një mendim për përdorimin e ilaçit „Ivermectin” te pacientët me Kovid-19, të cilat janë në  listën pozitive të FSSH të RMV-së dhe në përputhje me Vendimin e MALMED, i njëjti ilaç jepet ekskluzivisht me recetë dhe zbatohen dispozitat për lëshimin e recetës rozë.

Ministria e shëndetësisë thekson se “Ivermectin” është një ilaç antiparazitar me një gamë të gjerë veprimi, përdorimi i tij duhet të jetë ekskluzivisht nën mbikëqyrjen mjekësore, pavarësisht nëse bëhet fjalë për mjekim në shtëpi apo në spital. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos e marrin me vetëiniciativë ilaçin “Ivermectin”, sepse është mjeku ai që mund të konstatojë nëse ka indikacione për përdorimin e ilaçit dhe nëse po në çfarë doze dhe në kombinim me cilat barna të tjera mund të përdoret ai,  njoftojnë  nga Ministria.

Por, edhe pse përdoret në më shumë vende, qëndrimet për еfikasitetin e këtij ilaçi në luftën kundër koronavirusit janë të ndara.

Duhet theksuar se të gjitha këto barna kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë, sidomos në kohën kur vaksinat ende nuk ishin zhvilluar. Tani, për parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes, autoritetet mjekësore në mbarë botën rekomandojnë vaksinimin, i cili është arma më efikase jo vetëm për mbrojtjen individuale, por edhe për imunitetin kolektiv dhe shëndetin e përbashkët në të gjitha shoqëritë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button