Agjentët Gjorgji Lazarevski dhe Zvonko Kostovski fitues të çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” 2021

Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski, agjentët që zbuluan përgjimet e paligjshme, janë fituesit e sivjetmë të çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”, njoftoi Ministria e Kulturës, transmeton Portalb.mk.

Çmimi “Meto Jovanovski”, që përbën mirënjohjen më të lartë për arritje afatgjata në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut për vitin 2021, fituesve do t’u jepet më 10 dhjetor 2021 në ceremoni në Kuvend.

Lazarevski dhe Kostovski nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit i nxorrën audio incizimet e “bombave” dhe ia dorëzuan ish-drejtorit të DSK-së, Zoran Verushevskit. Ata u arrestuan në shkurt të vitit 2015 si të akuzuar në rastin “Puçi”, menjëherë pasi lideri i atëhershëm i opozitës Zoran Zaev filloi të publikonte “bombat”.

Në fund të muajit shkurt të këtij viti, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, u dënua me 12 vjet burgim për rastin Target-Fortesa, që ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm të 20 mijë qytetarëve nga viti 2008 deri në vitin 2015 gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska është dënuar nga gjykata me 4 vjet burg. Së bashku me të akuzuarit e tjerë u dënuan gjithsej 55 vite burg dhe 10 vite me kusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button