Nuk u përfundua ashtu siç u premtua Bulevardi “Iliria”, ka skaduar kontrata për projektin

Bulevardi “Iliria” nuk është realizuar në formën që u premtua katër vite më parë. Në terren fare lehtë mund të shihen pjesët të cilat nuk janë realizuar, si mungesa e fontanave të ujit për pije, mbajtëset metalike të drunjve, ndriçimi LED dhe të tjera. Udhëheqsia paraprake e Komunës së Tetovës disa herë refuzuan të përgjigjen në pyetjet e Portalb.mk për këtë projekt, ndërsa nga udhëheqësia e re thanë se ky projekt është ndërprerë pasi i ka skaduar afati kontratës, shkruan Portalb.mk.

Bulevardi “Iliria” në Tetovë nuk është realizuar ashtu siç u premtua. Kjo mund të vërehet thjeshtë duke i shikuar fotografitë e projektit që i ka shpërndarë paraprakisht Komuna e Tetovës dhe fotografive nga terreni.

Nga udhëheqsia e re e komunës  thanë se projekti i Bulevardit Iliria është ndërprerë sepse të njëjtit i ka skaduar afati i kontratës.

“Jemi në procedure për vazhdimin e të njëjtës”, thanë nga Komuna e Tetovës duke mos dhënë detaje të tjera.

Kështu u premtua: 

Kështu duket sot:

Në këtë bulevard janë vendosur shumica e ulëseve prej druri por mungojnë në pjesën më të frekuentuar të kësaj zone gjegjësisht para bibliotekës, disa e kosha për mbeturina dhe disa konstruksione për biçikleta.

Edhe pse çmimi i rekonstruimit të këtij sheshi është marramendës, aty mungojnë:

  • 12 fontanat me ujë për pije,
  • Mbrojtëset metalike të drurëve,
  • Ndriçimi LED i ulëseve prej druri,
  • Disa ulëse prej druri- janë vendosur shumica,
  • Disa konstruksione për parkim të biçikletave- janë vendosur shumica,
  • Disa shporta për mbeturina – janë vendosur shumica.

Rikujtojmë që ish kryetarja e komunës, Teuta Arifi disa muaj më herët deklaroi se është çështje javësh përfundimi i këtij projekti, ndërkaq, tha se do të vendosen edhe fontanat të cilat janë paraparë në projektin paraprak, por nuk u bë.

Rikujtojmë se ky bulevard e “dërgoi” komunën e Tetovës para gjykatës. Sipas komunës së Tetovës, marrëveshja me kompaninë ndërtimore për sheshin “Iliria” është ndërprerë për shkak të zvarritjes së punëve. Nga ana tjetër, nga kompania e cila akuzohet si e papërgjegjshme nga Komuna e Tetovës, demantojnë këtë të fundit duke potencuar se kontrata është prishur për shkak të mospagesës për punën e kryer. Ata shtojnë se ky projekt ka qenë i dështuar prej kur ka filluar, në të gjitha aspektet.

Ndryshe, kompania e cila e ka fituar tenderin për vazhdimin e punëve në bulevardin “Iliria” është ANNRA CENTRUM me seli në Reçicë të Vogël, kjo e fundit, punët duhej ti përfundonte 60 ditë pasi të fillojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button