Marrëveshja e gjelbër e BE-së ku përfshihet dhe Maqedonia paraqet një plan progresiv për mbrojtjen e natyrës

Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është plan progresiv për mbrojtjen e natyrës dhe parandalimin e pasojave socio-ekonomike. Ajo ofron kornizë strategjike për veprim kolektiv në Bashkimin Evropian dhe më gjërë, duke përfshirë edhe Maqedoninë, në transformimin e funksionimit të sistemit të përgjithshëm, shkruan Portalb.mk.

Kreu i departamentit për bashkëpunim në delegacionin e Bashkimit Evropian, Stephen Hudolin, i cili mbajti një takim me gazetarët e vendit, e prezantoi planin i cili përfshin: Klimën, ekonominë, transportin, ndotjen dhe biodiversitetin.

Energjia diellore, prodhimi organik në bujqësi, zgjidhjet për transportin publik, elektrifikimi, parandalimi i ndotjes së burimeve me mbetje dhe plastikë, si dhe risi kursyese – janë disa nga prioritetet kryesore të marrëveshjes.

“Marrëveshja e gjelbër është strategji e re gjithpërfshirëse dhe është qëllimi kryesor i Komisionit Evropian, e cila u nga presidenti me qëllimin përfundimtar për ta bërë kontinentin evropian neutral klimatik deri në vitin 2050. E rëndësishme këtu është që ne të mos e shohim këtë si masë të ngushtë afirmative për ruajtjen e mjedisit jetësor, por kjo është strategjia jonë e rritjes. Kjo do të thotë se duam të jemi neutral ndaj klimës deri në vitin 2050, në të njëjtën kohë duam të vazhdojmë rritjen e BE-së, duam të vazhdojmë prosperitetin e qytetarëve të BE-së dhe në të njëjtën kohë të arrijmë ato synime shumë ambicioze ekologjike”, deklaroi Hudolin.

Marrëveshja përfshin të gjitha aspektet e jetës së përditshme – mënyrën e jetesës, aktivitetet ekonomike, ushqyerjen, zakonet e sjelljes personale, kulturën, komunitetin social dhe hapësirën profesionale.

Fushata që Delegacioni i Bashkimit Evropian do ta realizojë edhe në Maqedoninë e Veriut, ka për qëllim t’i inkurajojë qytetarët që të informohen dhe ta kuptojnë rëndësinë e vendit dhe për veten e tyre, të shkaktuar nga ndryshimet pozitive që i trajton Marrëveshja e Gjelbër.

Maqedonia e Veriut është e përfshirë në agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlkmit në Sofje në vitin 2020.

Me rastin e prezantimit të marrëveshjes në Shkup më 29 nëntor, euroambasadori David Geer theksoi se Bashkimi Evropian mund të ndihmojë me ofrimin e ekspertizave dhe këshillave dhe me financim të konsiderueshëm në kuadër të instrumenteve me të cilat disponon.

“Ndryshimet klimatike nuk mund të tejkalohen përmes iniciativave të ndara – Bashkimi Evropian është i gatshëm të bëjë më shumë, por nevojitet politika gjithëpërfshirëse, me përkushtim të fuqoshëm politik dhe kapacitete adekute administrative në nive nacional dhe lokal, me përfshirjeb e qytetarëve dhe të iniciativave burimore”, tha Geer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button