fbpx

Kurti udhëton drejt Brukselit, takohet nesër me liderët e BE

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në Bruksel për të zhvilluar mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit që do të mbahet nesër, raporton Klan.

Qeveria e Kosovës në një njoftim për mediat bën me dije se delegacioni do të takohet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrel dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ku do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian.

Delegacioni i plotë i kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button