Qyteti i Shkupit prej sot do të jetë 24 orë në komunikim me qytetarët, pas tri javëve pritet të jetë funksionale Zyra

Qytetarët e Qytetit të Shkupit do të mund të komunikojnë gjatë 24 orëve me shërbimet administrative të Qytetit të Shkupit përmes adresës elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupit prej sot e vendosi në funksion adresën elektronike për komunikim me qytetarët [email protected] si një hap drejtë udhëheqjes transparente për Shkupin 24 orë në shërbim të qytetarëve”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit, duke vlerësuar që shërbimet publike do të jenë të shpejta, efikase dhe transparente.

Në këtë adresë elektronike qytetarët do të mund të raportojnë problemet, derisa administrate e qytetit do të jetë e obliguar të përgjigjet në kërkesën e qytetarëve. Brenda tri javëve premtohet se do të vendoset në funksion Zyra për komunikim me qytetarët e cila do të jetë e hapur 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button