Deri më 15 dhjetor mund të aplikojnë nxënësit e Maqedonisë së Veriut me logo, 1000 euro shpërblimi

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë në Konkursin “Imagjino”, konkurs ku do të bëhet përzgjedhja e idesë dhe logos më të mirë, transmeton Portalb.mk.

“Të dy garat janë të hapura për shkollat e mesme shtetërore dhe private nga vendet –anëtare të Nismës së Evropës Qendrore dhe Nismës Adriatiko – Joniane, ndërsa shpërblimet janë – vizitë studimore të selisë së KB në Nju Jork për idenë më të mirë dhe 1 000 Euro për dizajnin më të mirë të logos”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Udhëzimet për të aplikuar në këtë konkurs mund të gjenden KËTU.

Nxënësit do të mund të aplikojnë për logon më të mirë deri më 15 dhjetor, ndërsa për idenë më të mirë deri më 28 shkurt të vitit 2022, duke e marrë parasysh se do të jetë e hapur prej 14 shtatorit. Ky është edicioni i dytë, në kuadër të Agjendës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button