Papa Françesku mbërrin në Greqi, pritet nga presidentja

Papa Françesku ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Greqi. Ati i Shenjtë ka vizituar mëngjesin e sotëm Pallatin Presidencial, ku u takua me Presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou, raporton ABC.

Sipas protokollit, presidentjas priti Papa Françeskun  në shkallët kryesore të Pallatit Presidencial.  Më pas ata hynë brenda ku u luajt Himni Kombëtar i Vatikanit dhe Greqisë.

Ceremonia e pritjes së Papës do të pasohet nga një vizitë ceremoniale te Presidentja e Republikës në zyrën e saj personale dhe më pas një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në katin e parë të Pallatit.

Vizita në Pallatin Presidencial do të mbyllet me fjalimet e Presidentit të Republikës dhe të Papës. Papa mbërriti në Greqi mëngjesin e sotëm nga Qipro, të cilin e vizitoi dje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button