Në Maqedoninë e Veriut, nga popullsia aktive janë të punësuar 796 681 persona, shumica me arsim të mesëm

Në tremujorin e tretë në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar gjithsej 945 158 qytetarë në kategorinë e popullsisë aktive, prej të cilëve 796 681 janë të punësuar, të papunë 148 477, transmeton Portalb.mk.

“Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.2, shkalla e punësimit 47.4, ndërsa shkalla e papunësisë është 15.7”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave për periudhën tremujore, pasi në vend u regjistruan 1 681 911 qytetarë të aftë për punë.

Në kuadër të 796 681 të punësuarve, 59.4 përqind janë meshkuj, derisa 62.7 përqind nga 148 477 të papunëve janë meshkuj. Enti sqaroi që 736 753 e qytetarëve janë popullsi joaktive.

Shumica e të punësuarve të regjistruar janë në sektorin privat, ashtu që nga 796 681 nga të punësuarit, 598 825 janë në sektorin privat. Në cilësinë e punëdhënësit janë të punësuar 35 196 persona, 76 320 si të vetëpunësuar, derisa 655 744 si i punësuar.

Në raport me arsimimin e të punësuarve, 449 449 janë me arsimin e mesëm nga 785 561 të punësuar, derisa 102 464 me arsimin fillor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button