Është koha që BE të fillojë negociatat për anëtarësim, u shprehën unanim nga Këshilli Kombëtar për Eurointegrime

Këshilli Kombëtar për Eurointegrime sot vazhdoi seancën e tretë në të cilën u hap debati për Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, raporton A1, përcjell Portalb.mk.

Seanca filloi më 23 nëntor 2021, por u shty për shkak të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari, ku jetën e humbën 45 qytetarë dhe u lënduan shtatë. Gjetjet kryesore në lidhje me Raportin e KE-së për vendin tonë për vitin 2021 e prezantoi Ambasadori i BE-së Dejvid Gir (David Gere) më 23 nëntor.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov shprehu ngushëllime për familjet e viktimave në aksidentin tragjik të autobusit, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë dhe të lehtë.

Dimitrov përkujtoi se jemi vend kandidat tashmë 16 vjet, ndërsa raportin e parë pozitiv e kemi marrë 12 vjet më parë dhe nëpërmjet zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit kemi një arritur shkallë solide të gatishmërisë. Kemi kapacitet në administratë, e cila siç tha ai, fatkeqësisht është e lodhur nga ky ushtrim i durimit.

“Mendoj se është e qartë që kemi nevojë për një nxitje, kemi nevojë për fillim të procesit të anëtarësimit që do të ndikojë në motivimin e nëpunësve dhe në përgjithësi do të ketë potencial për të ndryshuar gjithë situatën politike në vend”, theksoi Dimitrov.

Ai theksoi se Raporti i KE-së për vitin 2021 është i balancuar dhe ka gjithsej 1357 gjetje, janë konstatuar lëvizje pozitive, ndërsa ka edhe fusha ku duhen përpjekje shtesë, të tilla janë 771. Ose, siç tha ai, Komisioni ka 57 % lëvdata, gjegjësisht 43 % rekomandime, pra udhëzime se duhet më shumë, se diçka nuk është bërë etj. Shumica e këtyre rekomandimeve janë shënuar në grupin e Agjendës së Gjelbër dhe Lidhjen e Qëndrueshme, ndërsa klasteri i dytë është Tregu i Brendshëm. Ai vuri në dukje rëndësinë e miratimit të ligjeve që, siç tha ai, kanë kontekst dhe shenjë të dukshme dhe janë shënuar në Raportin e KE-së.

Nënkryetarja e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane Sonja Mirakovska tha se raporti i sivjetshëm tregon qartë se shumica në pushtet, siç tha ajo, ka treguar përkushtim për zbatimin e agjendës së planifikuar dhe se sa vite më parë ka marrë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE shprehu shpresë se vendimi do të jetë pozitiv dhe se do të caktohet data për fillimin e negociatave për vendin tonë me BE. Sipas tij, nëse kjo ndodh, duhet të diskutohet për hapat e ardhshëm, por nëse nuk ndodh, duhet të diskutohet e ardhmja e proceseve. Ai shtoi se më shumë ishte pesimist, megjithatë shprehu shpresën se kjo do të ndodhë më 14 dhjetor, siç tha se do të ndodhë mrekulli dhe Bullgaria tërhiqet nga pozicionet që i ka tani.

Ai foli për pandeminë me kovid-19, prokurimet e vaksinave, krizën energjetike, siç tha ai, kolapsit të ekonomisë së Maqedonisë, rritjes së papunësisë… Sipas tij, nëse shteti hesht, kurse ndihmë nga vendet anëtare të BE-së, në periudhën midis 15 janarit dhe 15 shkurtit 2021 nuk kemi, kur kompanitë të fillojnë të shemben, lojtarë të tjerë do të shëtisin këtu dhe do të ofrojnë gaz të lirë dhe energji elektrike të lirë.

Për fjalë u paraqitën më tepër disa deputetë, e në diskutim u përfshinë Rina Ajdari nga BDI, Ljupço Prenxhov nga GROM, Zeqir Ramçilloviq, Gordana Siljanovska Davkova, të cilët bënë  përmbledhje të qëndrimeve të tyre dhe thanë se integrimet evropiane do t’i mbështesin gjithmonë.

Në seancë morën pjesë edhe Ambasadori i Sllovenisë në vendin tonë Milan Predan dhe Xhulijan  Vasalo, zëvendës shef i Delegacionit të BE-së në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button