Tetovë, u hap kënd lojërash për fëmijët me aftësi ndryshe në shkollën “Naim Frashëri”

Sot në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi ndryshe, në hapësirat e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Tetovë u hap një kënd lojërash gjithëpërfshirës nga projekti “Be IN, Be Inclusive, Be Included”, që për qëllim ka përfshirjen e nxënësve me aftësi ndryshe, shkruan Portalb.mk.

Ky projekt u zbatua nga Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” së bashku me partnerët e saj Shoqatën për ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi ndryshe “Handimak” dhe Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Gjithëpërfshirëse “Inclusive”.

“Deri më tani kemi ndarë 664 bursa për nxënës me aftësi ndryshe, kemi trajnuar 300 mësues dhe kemi përmirësuar kushtet në shkollat ​​më të mëdha. Ne kemi ndërtuar pesë kënde lojërash të tjera, pesë dhoma me sensorë dhe teknologji ndihmëse në katër kënde lojërash. Ne gjithashtu mbështesim familjet dhe prindërit. Për këtë shkollë është e rëndësishme që jo vetëm të përmirësojë kushtet, por tashmë është traditë përfshirja e të gjithë nxënësve, tha Elena Mishiq, udhëheqëse e ekipit në projekt.

Adem Idrizi, kryetar i Handimak tha se në lidhje me këtë janë përpjekur vazhdimisht  që të ndërgjegjësojnë popullatën për rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi ndryshe në jetën e përgjithshme shoqërore.

Besar Durmishi kryetar i këshillit komunal të Tetovës, tha se aftësitë ndryshe nuk do të thonë vetëm çështje e shëndetit publik por është edhe çështje thelbësore e të drejtave të njeriut.

“Ne si komunë duhet të bëjmë më shumë që këta fëmijë të ndjehen të barabartë me fëmijët e tjerë.” tha Besar Durmishi.

This slideshow requires JavaScript.

Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian dhe me këto aktivitete projekti përfundoi 15 muaj pune drejt përfshirjes thelbësore të nxënësve me aftësi ndryshe në shkollat ​​e rregullta fillore.

Ndryshe, Dita ndërkombëtare e personave me aftësi ndryshe shënohet çdo vit në 3 dhjetor dhe ka për qëllim promovimin e një pjesëmarrjeje të plotë dhe të barabartë të personave me aftësi ndryshe dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për përfshirjen e këtyre personave në të gjitha aspektet e shoqërisë.

Kjo datë për herë të parë u shpall  në vitin 1992 nga rezoluta 47/3 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe synon të mobilizojë mbështetjen për dinjitetin, të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi ndryshe.

Tema e këtij viti për këtë ditë është  “udhëheqja dhe pjesëmarrja e personave me aftësi ndryshe drejt një bote gjithëpërfshirëse, të qasshme dhe të qëndrueshme pas Covid-19″, ideja është që të rrit ndërgjegjësimin për përfitimet e integrimit të personave me aftësi ndryshe në aspektet politike, sociale, jetën ekonomike e kulturore dhe shoqërinë më të gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button