Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajtën protokoll për lehtësimin e procedurave doganore për 55 kompani

Sot, në pikën kufitare Preshevë, drejtorët e Drejtorive Doganore të Maqedonisë së Veriut, Sllavica Kutirov dhe Serbisë, Branko Radujko, e kanë nënshkruar protokollin për njohje reciproke të miratimeve për Operator të Autorizuar Ekonomik, njofton Portalb.mk.

Me nënshkrimin e këtij protokolli, drejtoritë doganore të të dyja vendeve obligohen që ta pranojnë procesin e vlefshmërisë së miratimeve për Operator të Autorizuar Ekonomik (OAE), të zbatuar në kuadër të CEFTA, procesi  cili ka filluar në maj të vitit 2019-të, a ka mbaruar në janar të këtij viti.

Me këtë, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë janë bërë në mesin e vendeve të para në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që bashkë do të fillojnë zbatimin operativ të procedurave.

Me këtë protokoll janë të përfshira 34 kompani nga Serbia dhe 21 kompani nga Maqedonia e Veriut. Të njëjtat gjatë dhjetorit si pilot, a prej janarit të viti 2022 edhe zyrtarisht do të munden t’i zbatojnë favorizimet gjatë zbatimit të procedurave doganore në dy shtete, në bazë të të njëjtave rregulla dhe kritere, gjegjësisht do të kenë mundësi:

  • Zvogëlim të kontrolleve fizike dhe dokumenteve gjatë zbatimit të procedurave doganore
  • Njoftim për kontroll në rast kur dërgesa është e selektuar për kontroll fizik
  • Prioritet gjatë zbatimit të kontrolleve fizike dhe dokumenteve në rast kur selektohen për kontroll
  • Mundësi për zgjedhjen e vendit për zbatimin e kontrollit, jashtë nga vendi i organit doganor
  • Prioritet gjatë kalimit të pikave kufitare.

Ky protokoll për njohje të përbashkët të OAE-së, duhet që të kontribuojë në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave mes dy shteteve dhe zvogëlim të harxhimeve për eksport dhe import.

Ndryshe, ky protokoll është pjesë e aktiviteteve të cilat kanë dalë nga iniciativa “Ballkani i Hapur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button