fbpx

Alternativa do të vendosë nesër nëse do të hyjë në Qeveri

Nesër në mbrëmje do të dihet definitivisht nëse Alternativa do të hyjë në Qeveri, pasi do të mblidhet Këshilli Qendror i partisë, kanë deklaruar nga Alternativa për TV 24. Por, nuk dihet nëse menjëherë pas mbledhjes partiake do të ketë edhe takim mes liderit Afrim Gashi dhe kryeministrit, Zoran Zaev. Prej LSDM kanë vetëm kanë konfirmuar se do të ketë edhe një takim sigurt mes dy liderëve, por deri të hënën, transmeton Portalb.mk.

Pas takimit të djeshëm, Gashi deklaroi se mund të thuhet se ka përparim dhe se vijojnë konsultimet në parti.

Edhe në kumtesën e Qeverisë të dërguar pas takimit thuhet se, në takim është konstatuar përparim evident në harmonizimin e qëndrimeve rreth plotësimit të pjesës së përmbajtjes së programit të Qeverisë, ndërsa janë shkëmbyer ide dhe pikëpamje nga të dyja palët për ndarje të përgjegjësive në nivelin më të lartë në institucionet e pushtetit qendror. Po ashtu, thuhet se deri në fund të kësaj jave do të sigurohet harmonizimi i nevojshëm për arritjen e marrëveshjes.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button