Ekspertiza e Institutit për Siguri Rrugore në Bullgari: Bankinat në pushimoren e autostradës janë vendosur gabimisht

Bankinat në pushimoren e autostradës “Struma” ku ndodhi tragjedia me autobusin e Besa Trans kanë qenë të vendosura gabimisht, thuhet në ekspertizën e re bullgare. Instituti për Siguri Rrugore ka autorizuar një auditor ndërkombëtar që të kryejë një ekspertizë të paanshme të gjendjes së rrugës ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ky raport i është dorëzuar Prokurorisë në Sofje, duke nxjerr në pah detaje të reja që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e rastit tragjik të autobusit në Bullgari, njofton Alsat.

“Nga inspektimi është konstatuar se bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve. Në zonën e aksidentit kanë ndodhur aksidente të shumta, gjatë të cilave janë dëmtuar rrethojat mbrojtëse. Në këtë rast, në shiritin e ndarjes së mesme mund të shohim se ka një riinstalim të objektit. Duhet të ketë pasur një aksident të mëparshëm në të njëjtën zonë. Mbajtësi i bankinës është montuar gabimisht me dy vida në vend të katër. Kjo është arsyeja pse është thyer rrethoja mbrojtëse pavarësisht shpejtësisë së ulët me të cilën ka goditur autobusi. Është konstatuar se mungojnë tabelat, si dhe ka shenja të dëmtuara”, kanë thënë nga  Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari.

Lajme lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button