fbpx

Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit pritet të fillojë pas 15 dhjetorit, ka disa ndryshime

Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit pritet të fillojë pas 15 dhjetorit konfirmon drejtori i Elem Tursit, Adem Avziu për Portalb.mk. Sipas tij, interesimi i qytetarëve për këtë sezon të skijimit është i madh.

Deri më tani  sipas asaj që njofton Avziu ka mbi 350 rezervime apo shitje të biletave sezonale, si dhe ka interesim edhe të turistëve jashtë Maqedonisë.

Ai shtoi se gjithçka do të jetë funksionale, edhe gjashtë-ulësja, çdo ski ashensor tjetër dhe të gjitha shtigjet e skijimit.

Drejtori i "Elem Turs", Adem Avziu
Drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu

“Sezoni skijimit nuk mund të fillojë këtë vikend pasi nuk ka borë të mjaftueshme. Planifikoj të kemi hapje solemne të sezonit 2021/2022 diku pas 15 dhjetorit, por normal varet nga rreshjet e dëborës nëse do kemi të mjaftueshme deri në atë kohë. “ tha Adem Avziu.

Drejtori thotë se këtë herë sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit do të ketë dy mini bar restorante, për herë të parë do të ketë pesë tualete publike, do të ketë edhe pesë sportele për shitjen e biletave me çka pritet të reduktohet pritja në radhë për blerjen e biletave.

Problem i madh gjatë sezonit dimëror në Kodrën e Diellit është mungesa e parkingjeve, me çka krijohen kolona të gjata përgjatë rrugës dhe shpesh qytetarët duhet të ecin  rreth dy deri tre kilometra në këmbë për të arritur deri te qendra turistike.

Për këtë, drejtori i Elemit, Avziu tha se do të vendosen në funksion edhe dy parkingje të reja të cilët kanë qenë të disponueshëm në qendrën e skijimit por shkaku i mosmirëmbajtjes dhe jopërkushtimit nuk kanë qenë të shfrytëzueshme nga ana e skiatorëve.

“Është parkingu poshtë restorant Sllavia dhe parkingu përballë hotel Scardus, diku rreth 250 vetura planifikojmë të parkohen në këti dy parkingje. Të njëjtat janë evidentuar me shenja përkatëse, domethënë parkingu i madh që është poshtë do jetë parkingu numër 1, parkingu numër dy do jetë  ndër hotel Sllavia dhe i treti do jetë përballë hotel Scardus. Në këto parkingje afërsisht mbi 700 vetura do të kenë mundësi të parkohen.” tha Adem Avziu.

Ai për Portalb.mk njoftoi se para dy ditëve filloi procedura e tenderimit për furnizimin me dy mjete të reja transportuese, kombi për transportimin e punëtorëve të qendrës së skijimit. Të njëjtat Avziu i ka planifikuar t’i lëshojë në shërbim të turistëve, gjatë ditëve të vikendit kur ka më shumë turistë dhe më shumë kolona të cilët parkohen gjatë rrugës deri te “Guri i Madh.”

“E kam planifikuar që turistët të cilët nuk do arrijnë në kohë të parkohen në tre parkingjet. Do të bëj një orar të posaçëm për t’i bartur ata turistë prej nga vendi ku do i parkojnë veturat dhe do i sjell deri te qendra e skijimit. Kjo do jetë transport që do të ofrohet me mjetet e kodrës së diellit, nuk është transport publik është thjeshtë vullnet për tu dalur në ndihmë turistëve. Për start do jetë pa pagesë por besoj që do vazhdojë ashtu.” tha Avziu.

Në Kodrën e Diellit, po ndërtohet edhe parku më i madh i borës në rajon.

Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” deri me 15 dhjetor 2021 ofron biletat e sezonit me çmim promocional në parashitje. Bileta vjetore për sezonin e skijimit për grupmoshën nga 6 deri 13 vjeç është 8,000 denarë nga 10,000, për grupmoshën nga 14-62 është 11.500 denarë me zbritje nga 14.000 denarë dhe për personat mbi 62 vjeç është 10,000 denarë nga 12,000.

Për më shumë informata rreth sezonit të skijimit në Kodrën e Dielli, klikoni KËTU.

Ndryshe, procedura për ndarjen e “ELEM Turs” nga  Elektranat e RMV-së  ende nuk ka përfunduar. Ndërkaq, vazhdon të ngelet e paqartë për opinionin se çfarë po ndodh me investimet në Kodrën e Diellit dhe kush do të jetë investitori të cilit do t’i jepet me koncesion kjo qendër skijimi për 99 vitet e ardhshme, për këtë Qeveria vazhdon të hesht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button