Kur promovimi i një libri ta kthen kujtesën fiks 31 vite prapa

Promovimi i botimit: „Mr. Halil Alidema-Jeta dhe veprimtaria“, autor Dr. Hysen Matoshi, më 28 Nëntor 2021 në Zürich.
Asnjëri nuk foli për librin e botuar, siç ndodh rëndom në të tilla raste, por të gjithë folësit fokusoheshin te veprimtaria atdhetare e pavdekshme e mr. Halil Alidemës!…
Shkruan: Fatmir GURI
Duke qenë prezent në sallën e Kosulatës së Kosovës në këtë tubim kulturor për promovimin e librit, të Mr.Halil Alidemës më 28 Nëntor 2021, nën organizimin e Shukrije Ramadanit dhe Sami Kastratit (staf drejtues i konsulatës), të cilët kishin bërë një punë të mrekullueshme organizative, që me këtë rast dëshiroj t’ i përshëndes përzemërsisht, për idenë shumë të qëlluar që ky shënim u bë më 28 Nëntor, siç përkon edhe tërë jeta e veprimtarisë së Profesor Halil Alidemës.

Kujtimet rreth njohjes dhe rreth veprimtarisë së Halil Alidemës ishin nga më të ndryshmet sa që kam përshtypjen se edhe pse programi zgjati dy orë e ca përsëri mbetën edhe shumë persona pa folur që sigurisht do të donin të kujtonin ato momente që kanë komunikuar apo vepruar me mr. Halil Alidemën. Një kujtim njohje dhe aktiviteti e kam edhe vetë personalisht kur Profesor Halil Alidema na vizitoi dhe mori pjesë në një tubim më 1 Shtator 1990 , mbajtur në Kopër dhe që e orgamizuam në kuadër  të shoqatës „Fan S. Noli“-Kopër. (Sigurisht pjesmarrja ka qenë mbi 1000 persona).
Moderatorja e këtij programi znj. Shukrije Ramadani pasi bëri paraqitjen e disa videove, të cilat flisnin për veprimtarinë e H. Alidemës; të autorit të librit  Dr. Hysen Matoshit, të Sh. Konjufcës, etj., ajo kishte bërë gati edhe disa intervista të Profesor Halilit, i cili i kishte shfaqur në TVSH dhe mediat të tjera të kohës!
Në vazhdim, pasi mbaroi pjesa me video moderjatorja e programit znj. Shukrije Ramadani fjalën ja dha ish zëdhënsit të zyrës së Unikombit në Tiranë ( 1 janar 1993-9 Mars 1994) z. Safet Sadiku, i cili siç dihet me Profesor Halilin kishte bashkëvepruar në vitet më të rëndësishme, kur po bëhej përpjekja për vetëdijsimin e qytetarëve shqiptarë për „mbrojtjen e pragut të shtëpisë“ (nga viti 1990-1994).
Safet Sadiku (ish zëdhënës i zyrës së Unikombit), në fjalën e tij pasi i përshëndeti të pranishmit dhe uroj festat e nëntorit, tha se personaliteti i Halil Alidemës dhe veprimtaria e tij atdhetare mbetet e pavdekshme.
Ai mbetet aktual edhe sot (pas mbi 25 vitesh të vdekjes së tij ) sidomos kur bëhet fjalë për temat e pazgjidhura ende për çështjen shqiptare. Ai pasi përmendi momentet e njohjes me Profesorin tha se Halili kishte një intuitë dhe nuhatje të veçantë për t`iu prirë proceseve politike, në funksion të vetëmbrojtjes të pragut të shtëpisë.

Libri “Mr. Halil Alidema-Jeta dhe veprimtaria”
Për të folur për Halilin dhe veprimtarinë e tij të paktën duhet ta klasifikojmë në tri faza
;a) Veprimtaria e tij e hershme që nga mosha rinore deri te arritja e karierës Profesor Universiteti,
b) Veprimtaria e mr. Halil Alidemës rreth vizitës së Josip Brozit në Kosovë dhe deri te shpërthimi i demostratave të vitit 1981- Burgosja e tij dhe deri te lirimi nga burgu. (Roli i disa intelektualëve në krye me Halil Alidemën  në kundërpërgjigjen e dokumentit të sigurar, i cili program-dokument atë kohë ju kishte dhënë klasës politike të Kosovës për ta zbatuar.
Në këtë dokument parashikohej:
1.  Serbizimi i popullsisë shqiptare në Kosovë, përmes martesave të përziera sidomos në qytete,
2. Shpërngulja masive e popullsisë nga zonat e fshatrave, dhe sabotimi i të gjitha mbështetjeve financiare për këtë kategori.
3 ). Dhe për të gjithë të padëgjuarit masa të egra dhe burgosje pa mëshirë!
Në vazhdim të bisedës z. Safet Sadiku tha se Halil Alidema ishte intelektual i matur dhe dinte ta ruante fsheftësinë. Ai të fliste me code numrash dhe jo me emra personash. Ndonëse kanë kaluar shumë vite, pavarësisht se të gjithë e dinë që Profesori ishte ideator i formacioneve të para ushatarake, sot këtë fakt, mjerisht të gjithë e injorojnë ose ende nuk e pranojnë!. Dihet se edhe Halil Alidema edhe Ukshin Hoti kishin pranuar të bëheshin anëtarë të LDK-së. Prandaj, aktiviteti i Halilit për këtë çështje kishte filluar menjëherë pas daljes nga burgu, edhe atëherë kur pranoj të jetë antar i LDK-së i një nëndege në Prishtinë. Por, ai duke parë pakënaqësitë dhe mospërkrahjen nga udhëheqja e LDK-së për çfarë ai punonte, po priste mbajtjen e Kuvendit të Parë të LDK-së, i cili u shtye për disa muaj?!. Dhe, pasi ky kuvend ishte kundër përkrahjes për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, mr. Halil Alidema dha dorheqje dhe pas pak ditësh më 6 Mai 1991 formoi Partinë e Unitetit Kombëtar-Unikombin!.

Nga janari i vitit 1990 z. S. Sadiku përmendi disa bashkëpunime të ngushta me mr. Halil Alidemën, e sidomos cenzurimin e botimit dhe shpërndarjes të revisës „Qëndresa“ organi i shoqatës së „Fan.S.Nolit“ të Koprit në pallatin dhe shtëpinë botuese „Rilindja“ në Prishtinë. Më pas z. Safet Sadiku kujtoi (nga shumë momente pune me Profesorin) duke cituar një thënje të tij: “Se kur t` na sulmon Serbia me ushtrinë e saj, nuk do tna zgjedhë të cilës parti jemi, prandaj ne duhet të jemi të gjithë në një front për t’u mbrojtur nga hordhitë e egra të shtetit të Serbisë!“.
Më pas fjalën e mori edhe znj. Haha Shala-Gërguri, (një nga inicatoret e para për pajtimin e familjeve në hasmëri),e cila me Profesorin ishte takuar në kohën e viteve `90 kur po ndodhnin  pajtimet e familjeve shqiptare në Kosovë. Ajo gjatë rrëfimit rikujtoi atë elementin e mprehtsisë së profesorit, i cili kur fliste të bënte për vete dhe të përvetsonte se sa me kjudes dhe logjikë i lidhte gjithë zingjirin e ngjarjeve. „Ai tregoi një histori për një ngjarje në vende të treta, por e lidhte me aktualitetin dhe okupimin serb në Kosovë“, i cili pikësynim kishte vetëdijsimin e qytetarëve në funksion të mbijetesës dhe ndryshimit të gjendjes.
Nga promovimi i librit “Mr. Halil Alidema-Jeta dhe veprimtaria”
Osman Osmani, në fjalën e tij përmendi se Profesorin e ka njohur përmes një ish kolegut të tij të burgut  Skender Ibishi dhe kishte mësuar shumë  gjëra për aktivitetin e tij. Biseda e z. Osmani ndonëse fliste për rrethanat e tij personale indirekt tregonte për rolin aktiv të Halil Alidemës dhe mesazhet që ai i afronte kudo edhe për të burgosurit, dhe ishin frymzim i ngritjes së moralit për çdo të burgosur. Ai tha se jemi munduar ta mbështesim edhe në media gjatë qëndrimit të aktivitetit të Profesorit në Tiranë. Por, në këtë situatë u inguadrua edhe z. Safet Sadiku, i cili konfirmoi se shtypi i kohës, (vitet 93-94) sidomos „Rilindja“ ka cenuar gjithë punën por edhe shumë deklarata apo vendime, ose edhe shkrime personale të Mr. Halil Alidemës.  Ai përmendi se artikullin „Bundi atdhetar i vitit 1981“, të mr. Halil Alidemës, përkundër përpjekjeve dhe kontakteve disa herë me ish kryeredaktorin Mehmet Gjata të „Rilindjes“në Tiranë, ai nuk e botoi se nuk e botoi. Ky artikull u botua për herë të parë në „Rilindje“ në ditën kur ishte dhënë lajmi se Mr. Halil Alidema ka ndërruar jetë! (Më 19 Mars 1996).
Pas fjalës së Safet Sadikut, më pas në bisedë u inkuadrua edhe z. Hamzë Morina, i cili gjatë qëndrimit të tij në Tiranë përmes një bashkëkolegu ishte takuar me Profesor Alidemën afërsisht një vit para vdekjes. Takimin dhe bisedën me Profesorin e vlersoi shumë lart, i cili tha se komunikimi me Halilin ishte i veçantë dhe ndër të rrallat e këtij niveli, sidomos kur flitej për rrethanat e kohës. Ai më pas tregoi se edhe në ditën e vdekjes ishte ndodhur në Tiranë dhe kishte qenë pjesëmarrës në varrimin e profesorit.

Më pas foli edhe Agim Paxharizi, i cili kujtoi momente nga  jeta studentore dhe kontaktet me Halilin, sidomos në kohën pasi Profesori kishte mbrojtur titullin e magjistraturës! Në këtë kuadër, mikpritsja znj. Shukrije Ramadani tha se është e pajustifikueshme se si nga institucionet  e  Shtetit të Kosovës deri tani mr. Halil Alidema është anashkaluar dhe është lënë nën hijen e harresës dhe ende nuk është shpallur „Hero“ ? Prandaj, të gjithë njëzëri ishin në mbështetje të këtij vendimi që të apelohet te organet përgjegjëse që këtë vendim ta realizojnë sa më parë!

Por, në mungesë të kohës edhe unë mbeta pa i thënë dy fjalë për mr. Halil Alidemen gjatë njohjes dhe takimeve në vjeshtë të vitit 1990 që ishte prezent disa herë te ne në shoqatën  „Fan S. Noli„ në Kopër.  Më kujtohet se kur e lajmruam takimin dhe e mbajtum më 1 Shtator 1990, dhe informuam se do të jetë edhe Profesori e mbaj mend se ishte një interesim i jashtzakonshëm, sa që salla nuk i zënte të pranishmit.Te pranishmit erdhen mbi një mijë veta. Kuptohet që ishte një ditë e veçantë pasi klasa punëtore e Kosovës nuk pranonte më urdhëra nga Serbia! Në këtë kohë e mbaj mend disa komunikime me të dhe ai kishte shumë dëshirë të fliste me të rinjtë, dhe na tregonte se si Sllovenia dhe Kroacia po përgaditeshin për luftë, ndonëse e dinte se në rastin e Koovës do të jetë ndryshe sepse rrethanat ishin krejt të tjera.
Sigurisht mbetën pa folur edhe kolegu tjetër i  im nga shoqata „Fan S. Noli“-Kopër z. Alban Iliri që ishte prezent dhe që kemi vepruar bashkërisht në atë kohë, nuk foli as z. Bekim Ramadani (vëllau i heroit Agim Ramadani) që e kishte njohur në disa situata Profesorin gjatë aktivitetit ilegal në Kosovë. Nuk foli edhe pse ishte prezent edhe z. Milaim Selimi, njëri nga ish anëtarët e Shtabit Operativ , si një nga celulat e para të formcioneve ushtarake në Tiranë. Sigurisht mund të ketë pasur edhe aktivistë të tjerë të Unikombit të asaj kohe si Fatmir Bajrami etj., të cilët kanë mundur të flisnin për njohjet e tyre me mr. Halil Alidemën. Të pranishmit në emrin e familjes i falenderoi vajza Lendita Alidema. Lavdi jetës dhe veprës së Mr. Halil Alidemës!
(Autori i shkrimit është ish ushtar i UçK-së në Betejën e Kosharës)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button