Aleanca për Shqiptarët pyet Alternativën: A vlen bashkëpunimi jonë deri në zgjedhjet parlamentare?

Partia Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese ka reaguar për negociatat e partisë Alternativa me LSDM-në. Sipas ASh-së, partia e udhëhequr nga Afrim Gashi, duhet të sqarohet në lidhje me këtë marrëveshje të cilën sipas tyre, po e shkel minimum tre herë radhazi, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshja e nënshkruar për koalicionim ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në mënyrë të qartë definon kriteret dhe afatet kohore të këtij koalicionimi, respektivisht në nenin 6 të kësaj marrëveshje thuhet që: “Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Rrjedhimisht Alternativa duhet të sqarojë pozicionet e saja në lidhje me këtë marrëveshje të cilën po e shkel minimum tre herë radhazi, duke u takuar publikisht me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, për të negociuar mundësinë e hyrjes në Qeveri.” thuhet në kumtesë.

Sipas ASh-së, kjo parti deri më tani ka heshtur sepse “seriozitet ndaj firmës që ne kemi hedhur në marrëveshje dhe moralit politik që duam ta përcjellim në opinion, që në fund të fundit fjala e dhënë e dëshmuar me nënshkrim, për ne ka vlerë.”

“Minimumi i korrektesës që ne presim nga ju është të deklaroheni a vlen apo jo marrëveshja e nënshkruar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës? Në qoftë se jo atëherë ne s’na ngelet gjë tjetër vetëm se të ju urojmë suksese në rrugëtimin juaj, për ne të gabueshëm dhe në kundërshtim të plotë me verdiktin të shprehur me votë nga ana e qytetarëve që votuan koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. ” thuhet në kumtesë.

Reagimi vjen pasi që në takimin e radhës së liderit të Alternativës, Afrim Gashi dhe të LSDM-së, Zoran Zaev janë përafruar qëndrimet e dy partive që kjo e para të bëhet pjesë e koalicionit Qeveritar të RMV-së.

Në shkurt të vitit 2020, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nënshkruan marrveshje për koalicion parazgjedhor.

Në gusht të këtij viti, Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me VMRO – DPMNE-në për zgjedhjet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button