Sërish ndryshime, vetëm dy autobusë në Tetovë qarkullojnë çdo gjysmë ore

Vazhdon të mbetet e paqartë për mënyra e funksionimit të transportit publik në Tetovë. Sipas informatave të brendshme nga NP “Tetova Transport” për momentin funksionojnë vetëm dy autobusë edhe atë çdo gjysmë ore, shkruan Portalb.mk.

Dy autobusët në funksionim qarkullojnë çdo gjysmë  ore nga UEJL dhe nga Stacioni i Autobusëve.

Siç mësojmë nga Tetova Transport të katërt autobusët pritet të aktivizohen përsëri brenda një jave dhe të jenë në qarkullim çdo 15 minuta.

Paraprakisht linja numër një qarkullonte çdo pesëmbëdhjetë minuta, por para dy ditëve autobusët ndaluan së qarkulluari ndërkaq nga dje u lëshuan përsëri.

Ndërkaq në shitje ende janë vetëm biletat për një vozitje që kushtojnë 20 denarë dhe mund të blihen në disa dyqane. Biletat mujore dhe vjetore ende nuk janë gati.

U shkarkua drejtori i NP “Tetova Transport”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dje tha se dha urdhër të shkarkohet drejtori, të caktohet drejtor tjetër ushtrues detyre dhe nga i njëjti do të pret raport se për çfarë bëhet fjalë.

“Informatat të cilat i kam edhe kjo ndërmarrje ka funksionuar mos të them jashtë ligjit, por jo në përputhje me ligjin sepse ndërmarrja ka funksionuar, ka gjeneruar të ardhura por nuk ka pasur të punësuar. Një ndërmarrje nuk mund të funksionojë pa pasur drejtor dhe të punësuar, kemi një ndërmarrje publike e cila funksionon pa i plotësuar kushtet elementare. Pres drejtori të cilin do ta caktojë të më japë raport për të cilën do të informoj opinionin.” tha Bilall Kasami.

Qytetarët ende nuk e kanë që qartë se kur qarkullojnë autobusët e kur jo. Autobusët para dy ditëve ndaluan që qarkulluari ndërsa dje autobusët filluan të qarkullojnë përsëri. I pyetur nga Portalb.mk për mënyrën e funksionimit të autobusëve, Kasami u përgjigj kështu:

“Unë sot kam shkarkuar drejtorin aktual dhe për një periudhë të shkurtër pres një raport se çfarë ndodh në ndërmarrje, përmenda se ka keqpërdorime aty por duhet të kemi informata burimore nga menaxhmenti që ti ndajmë.”

Ndryshe, autobusët e transportit publik të Tetovës u lëshuan në përdorim në mes të muajit gusht. Megjithatë, problemi me kaosin në komunikacion në këtë qytet ende nuk është zgjidhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button