RMV, shpenzimet për ndërtimin e objekteve për banim janë rritur për 16.7 % për një vit

Në Maqedoninë e Veriut brenda një viti janë rritur shpenzimet për ndërtimin e objekteve të reja për banim individual deri 16.7 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 16.7 %, kostot për materialet më të ulta për 21.6 % dhe kostot e punëtorëve më të larta për 7.2%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndryshe, Enti sqaroi që indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, kostot e ndërtimit për objektet e reja të banimit individual janë më të larta për 5.6 %, kostot për materiale për 6.5% dhe kostot e punëtorëve për 3.7%”, sqaroi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button