Parking falas për personat me dëgjim të dëmtuar në të gjitha parkingjet e Komunës Qendër

Drejtori i ndërmarrjes publike për parkim publik “Parkingje të Komunës Qendër”, Vasko Kiçevski dhe kryetari i Lidhjes Nacionale të personave të shurdhër të Maqedonisë së Veriut, Tomica Stojanovski, në takimin e sotëm te kryetar i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim që t’u mundësohet këtyre personave që të funksionojnë pa pengesa në komunë dhe në qytet, transmeton Portalb.mk.

“Me nënshkrimin e këtij memorandumi, personat me dëgjim të dëmtuar do të jenë të liruar nga pagesa e kompensimit për shfrytëzim të vendeve të parkimit të shënuara për personat me nevoja të posaçme në të gjitha parkingjet me të cilat menaxhon NP Parkingje të Komunës Qendër. Ky ndryshim në rregulloren për mënyrën dhe procedurën për nxjerrje të kartës preferenciale të parkingut do të hyjë në fuqi pasi të votohet nga Këshilli i Komunës Qendër”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se, me ndryshime të këtilla në punën, NP Parkingjet në Komunën Qendër si ndërmarrje e përgjegjshme, do të jap kontribut të saj në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve me dëgjim të dëmtuar dhe tejkalim më të lehtë të problemeve me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button