RMV, nevojitet përfshirja e të gjithëve për zbatimin e reformave në fushën e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe ndryshimeve klimatike

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij në mbajtur në prezantimin e raportit të parë të organizatave civile për kapitullin 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, tha se, medisi jetësor me kalimin e kohës është bërë fushë kyçe e integrimit evropian, në të cilën Unioni ka zhvilluar legjislacion dhe politika gjithëpërfshirëse por këmbëngul që ta ketë primatin në skenën globale, shkruan Portalb.mk.

“Në procesin e zgjerimit, kapitulli 27 pa dyshim është njëri ndër më kompleksët  dhe më të shtrenjtit, që kërkon transformim serioz ekonomik dhe shoqëror, në tranzicionin e gjelbër energjetik, në ekonominë e qarkullimit, transportit, bujqësisë, por edhe kapacitete adekuate dhe mbështetje financiare për zbatim. Përpjekjet ende janë të orientuara drejt zbatimit adekuat të “dokumenteve dhe politikave të prodhuara” në kuptim të sigurimit të kapaciteteve administrative, teknike dhe inspektuese përmes procesit të reformave në administratën publike, pas çka vijon faza e përdorimit të “teknologjike më të mira të gjelbra” dhe krijimi i të ashtuquajturave “vende të gjelbra të punës”. Transferimi i standardeve evropiane në këtë fushë është veçanërisht i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin e përparimit në procesin e eurointegrimit në nivel teknik dhe politik, por para së gjithash për faktin se politikat e kësaj fushe ndikojnë në shëndetin tonë dhe cilësinë e jetës”, deklaroi Dimitrov.

Sipas tij, fillimi i negociatave për anëtarësim do të nxiste përshpejtimin e reformave në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike.

“Nevojitet nxitje shtesë që do t’i përshpejtojë dhe thellojë reformat, këtu padyshim do të ndihmojë edhe fillimi i negociatave qasëse, sepse përkrah harmonizimit me legjislacionin e BE-së, segment shumë i rëndësishëm është implementimi thelbësor i politikave, që kërkon mbështetje adekuate në proces. Këto janë çështje ku gjithë rajoni ka shumë punë në rrugën drejt BE-së, kështu që pjesa më e madhe e rekomandimeve të procesit të komisionit dhe në rastin tonë të ndara në klastera, janë të nënvizuara pikërisht në këtë klasterë 4”, tha ai.

Ndërkohë, ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, theksoi se, nevojitet kyçja e të gjithëve nëse duam të arrijmë politika të suksesshme në këtë, të arrijmë zbatimin e tyre adekuat dhe të sigurojmë harmonizim, në atë kuptim e njohim kontributin konstruktiv të të gjitha palëve të prekura.

“Jemi të vetëdijshëm që aktivitet për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe aksioneve klimatike kërkojnë bashkëpunim të gjerë dhe se duhet të punojmë të gjithë së bashku, politikan, biznesmen, arsim, shkencë, qytetarë, organizata qytetare dhe kështu me radhë. Në të kundërtën nuk mund të arrihet transformimi drejt standardeve të qëndrueshme dhe madje as standardeve klimatike neutrale”, deklaroi Nuredini.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Alekdandar Krzhalovski, vlerëson se, ne duhet t’i përafrojmë standardet me Bashkimin Evropian, pavarësisht a do të jemi anëtare ose jo, madje nëse do t’i përafrojmë atëherë, BE do të dëshirojë më shumë se ne që ne të jemi anëtare dhe nuk ka arsye të presim apo të humbet kohë për datën e negociatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button