fbpx

Ruskoska: Zjarri në autobus ka filluar në hapësirën e bagazhit që ndodhet mbi rezervuar

Zjarri në autobusin e “Besa trans”-it në të cilin jetën e humbën 45 udhëtarë, ka shpërthyer në hapësirën e bagazhit, thotë shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska, njofton Portalb.

Në pyetjen se si është e mundur që të digjet autobusi aq shpejtë, Ruskoska në intervistë për “Top Tema” në Tv Telma theksoi se në bazë të informatave nga hetuesit bullgarë për disa hetime nevojitet më shumë kohë.

“Përndryshe, unë këtë saktësisht e pash, madje edhe e kanë fotografuar, pjesën faktikisht prej nga ka filluar zjarri ndërsa ajo është pjesa e bagazhit e cila ndodhet mbi rezervuarin e autobusit. Sepse tek autobusat, rezervuarët ndodhen përpara”, tha Ruskoska.

Prokurorja në intervistë shton edhe se pronari i “Besa trans”-it Bekim Haxhiu, ka qenë në jërin nga katër autobusat si shofer i dytë dhe ka konfirmuar se nuk është bartur kurrfarë materie shpërthyese.

“Ishte dukshëm i shqetësuar dhe i tronditur. E pyeta se nëse kanë mbajtur me vete tuba rezervë me karburant. Thotë se nuk ka shanse që që kjotë ketë ndodhur. Kjo ishte bisedë joformale, në vendin e ngjarjes. Se nëse rastësisht ndonjëri nga udhëtarët mund të ketë blerë mjete piroteknike, për shkak se po afrohet Viti i Ri, njëjtë ishte decid se përgjigja është “jo”, thotë Ruskoska, e cila në bazë të informatave nga kolegët bullgarë si të pasakta edhe spekulimet se në autobus ka pasur edhe materiale për përpunim të heroinës.

Paraprakisht, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sonte paralajmëroi që të enjten pritet sjellja e viktimave që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi në Bullgari pas aksidentit rrugor të autobusit të mbushur me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

Lajme tjera lidhur me këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button