ANALIZË: Lista e re e “borxhlinjve” – 816 subjekte shtetërore raportuan detyrime të prapambetura dhe të papaguara!

Është publikuar lista e re e “borxhlinjve” nga radhët e subjekteve shtetërore. Sipas të dhënave, në fund të tremujorit të tretë, borxhit i përgjithshëm i shkollave, spitaleve, komunave, ndërmarrjeve publike, institucioneve të kulturës, gjyqësisë ishte 329,4 milionë euro. Portalb.mk e monitoron në vazhdimësi situatën me detyrimet e prapambetura dhe të papaguara të institucioneve shtetërore, kompanive, agjencive, gjyqësisë, shëndetësisë.

Kush, sa dhe mbi çfarë baze ka borxhe…

Në fund të tremujorit të tretë, në listën e re të borxhlinjve të përgatitur nga Ministria e Financave janë regjistruar 1,153 institucione – subjekte shtetërore, por 816 kanë raportuar detyrime të prapambetura, por të papaguara. Krahasuar me tremujorin e dytë, borxhi i përgjithshëm është zvogëluar për rreth 2,5 milionë euro, por megjithatë ka tendencë të rritjes së borxheve në shëndetësi, te komunat dhe ndërmarrje publike komunale.

Infografik, borxhe

Ka rënie të borxheve të prapambetura te ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore – në një periudhë tre mujore për pak më shumë se 3 milionë euro.

Në vend të parë me një borxh prej 60,8 milionë euro është SH.A. HM “Transporti” – Shkup, në vendin e dytë me detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 23,1 milionë euro është SH.A. “Burimet Energjetike të Maqedonisë”, në vend të tretë është NP shtetërore “Hekurudhat e Maqedonisë – INFRASTRUKTURA”  me detyrime në vlerë prej 16,5 milionë euro, komuna e Tetovës me një borxh prej 11,9 milionë euro është në vendin e katërt, ndërsa në vendin e pestë është NP “Sistemi kolektor” Shkup me detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 8,3 milionë euro.

Në listën e borxhlinjve, ndër “top 50 borxhlinjtë më të mëdhenj” vazhdojnë të jenë një numër i madh i komunave me borxhe milionëshe të raportuara. Përveç komunës së Tetovës, në vend të lartë është edhe komuna e Ohrit me një borxh prej 6,7 milionë eurosh, në vendin e nëntë në listë është komuna e Gostivarit me borxhe në vlerë prej 5,4 milionë euro, komuna e Karposhit ka raportuar borxh prej 4,2 milionë eurosh, komuna e Dellçevës ka borxh prej 3,1 milionë euro.

Infografik 2

Në grupin prej 50 borxhlinjve më të mëdhenj sipas shumës së borxheve janë komunat e Strugës, Dellçevës, Kavadarit, Zhelinës, Vrapçishtit, Studeniçanit, Kërçovës dhe në listën e plot të borxhlinjve janë edhe një sërë komunash tjera. Disa prej ndërmarrjeve publike i kanë zvogëluar borxhet e tyre, por ndërmarrjet publike komunale kanë shënuar rritje të borxheve për 3,8 milionë euro për vetëm tre muaj.

Në listën me një borxh prej gati 8 milionë euro është NP Ujësjellësi Kumanovë, pastaj NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup me detyrime të papaguara në shumën prej 6,2 milionë euro, NPK Tetova – Tetovë ka borxh prej 4,8 milionë euro, NP “Pastërti dhe Gjelbërim” – Kumanovë ka raportuar një borxh prej 4,2 milionë euro,  NP për Veprimtari Komunale Komunalec Strumicë ka raportuar 4 milionë euro, ndërsa SH.A. “Vodostopanstvo” – Shkup ka detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 3,9 milionë euro.

Në listën e borxhlinjve rreth 20 agjenci shtetërore raportuan detyrime të prapambetura dhe të papaguara – me shumën më të lartë të borxhit në këtë grup është Agjencia për Komunikime Elektronike me detyrime të raportuara në vlerë prej afro 500.000 eurosh, Agjencia për Kadastër të Pasurive të Patundshme ka borxh prej 114.000 euro, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka borxh 50 mijë euro në fund të tremujorit të tretë.

Infogram 3

Në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, borxhi i përgjithshëm i sektorit shtetëror në nivel qendror dhe lokal është rritur për 23,5 milionë euro. Në “Analizën” e radhës, “Portalb”-i do të publikojë të dhëna për borxhet e shëndetësisë, kulturës, ministrive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button