Protesta masive në Serbi, bllokim të rrugëve në Beograd, arrestime në Novi Sad

Mijëra njerëz dje i bllokuan rrugët në Serbi, duke e kundërshtuar ardhjen e kompanisë “Rio Tinto” për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.

Përveç rrugëve Beogradit, janë bllokuar edhe disa të tilla në Novi Sad, Backa Palanka, Sabac, Valjevo, Gornji Milanovac, Preljina, Kragujevc dhe Krushevac.

Siç raportuan mediat serbe, ka pasur edhe rrahje mes protestuesve dhe xhandarmërisë serbe në Novi Sad, ku disa prej qytetarëve janë arrestuar.

Gjithashtu u raportua se në disa prej qyteteve kanë filluar edhe të arrestohen qytetarët, të cilët në disa raste edhe e kanë quajtur tradhtar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, ku qytetarët po e konsiderojnë si provokim dhe nxitje të masës drejt dhunës.

Ndryshe, opozita serbe ka arritur paraprakisht marrëveshje që të bashkuar të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Lidhur me këtë rast një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë këtyre protestave në Shabac.

Një person ka hyrë me një ekskavator për të sulmuar protestuesit në këtë qytet, si dhe gjithashtu thuhet se ka pasur përleshje mes shoferit dhe njërit prej protestuesve.

Siç raporton Nova.rs, personi që ka hyrë me eskavator është ndaluar në polici për 48 orë.

Kaosi ka shpërthyer edhe në Novi Sad derisa policia u detyrua të shpërndante protestuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button