Kosova regjistroi gjashtë raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 28 nëntor se janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,514 mostrave.

Sipas kësaj, i bie që 0.39 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe pesë pacientë.

Ndërkaq, raste aktive janë 335, transmeton REL.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat kundër pandemisë.

Po ashtu, MSH-ja kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat në fuqi pas përhapjes së variantit të ri Omicron, i cili për herë të parë u identifikua në fillim të nëntorit në Afrikën e Jugut.

Raste me këtë variant janë raportuar edhe në disa shtete të Evropës. Ky variant besohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button