Sali Berisha i shpëtoi aksidentit, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Dy persona mbetën të plagosur nga një aksident i shumëfishtë në aksin Milot-Mamurras. Ngjarja është regjistruar mbrëmë, ku u përplasën tre autovetura. Një nga makinat janë pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Berisha, i cili po kthehej në kryeqytet pas takimit në Laç, transmeton Ora news.

Dy personat kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Raportohet se makina që udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt pavarësisht se ka frenuar nuk ka arritur ta shmangë aksidentin.

Dy personat që mbetën të plagosur në aksident mësohet se janë nga Kosova. Ata kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Policia informoi se “në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button