Basha hodhi poshtë akuzat e Berishës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka cilësuar akuzat e Sali Berishës si një trillim. Më tej Basha ka theksuar se Berisha e vendos veten mbi PD-në, ndërsa shton se ish – kryeministri nuk njeh kufi në atë çfarë thotë, raporton ABC.

Berisha nga foltorja e tij në Kurbin e akuzoi Bashën për marrëveshje me Ramën, ndërsa tha që ndajnë interesa 20%. Por sipas Bashës këto janë gënjeshtra të Sali Berishës.

Basha i përgjigjet Berishës:

Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button