fbpx

RMV,“Max van der Stoel” u shpall “Biblioteka e Vitit”

Shoqata e Bibliotekave të Maqedonisë për vitin 2021, në kategorinë e bibliotekave në arsimin e lartë, çmimin “Biblioteka e Vitit” i ka ndarë Bibliotekës Universitare “Max van der Stoel”. Për drejtoreshën e kësaj biblioteke Elmedina Abdullain ky çmim është rezultat i punës së palodhshme të stafit të bibliotekës,  transmeton Portalb.mk.

Përzgjedhja u bë nga komisioni profesionist i krijuar enkas, ku janë vlerësuar disa kritere si: puna cilësore dhe kreative, sigurimi i qasjes së shërbimeve për përdoruesit për të gjitha moshat dhe ndaj komunitetit në përgjithësi, sigurimi i qasjes elektronike të shërbimeve dhe librave, shkalla e aplikimit të trajnimeve, partneritet të gjithanshëm dhe përkrahja e dukshme e komunitetit më të gjerë ndaj bibliotekës.

“Komisioni vendosi se biblioteka “Max va nder Stoel” i ka përmbushur kriteret e nivelit më të lartë dhe që këtë vit t’ia ndajë çmimin “Biblioteka e Vitit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Bibliotekave të Maqedonisë.

Elmedina Abdullai, drejtoresha e “Max van der Stoel” tha gjithmonë kanë kërkuar zgjidhje inovative që do të tërheqin interesin e brezave të rinj.  Nga ku theksoi se bibliotekat universitare po përballen me më shumë sfida pasi studentët kanë pritshmëri të ndryshme lidhur me ambinetet e leximit dhe nevojën për qasje të shpejtë në infomratë.

“Në këtë drejtim, biblioteka “Max van der Stoel” ka zhvilluar politika të veçanta për funksionim të suksesshëm të të gjitha operacioneve, duke përdorur softuer bibliotekar PMB  e cila është një sistem i integruar me qasje të hapur. E njëjta rregullisht sinkronizohet me të dhënat nga databaza qendrore e UEJL-së dhe automatikisht gjeneron Llogaritë e përdoruesve.” tha Elmedina Abdullai.

Për Abdullain ky çmim është si rezultat i punës së palodhshme të stafit të bibliotekës me përkrahje institucionale për përditësim të shërbimeve të ofruara për lexuesit dhe hulumtuesit me qëllim që të risin cilësinë e studimit në UEJL.

Ndryshe, dhënia zyrtare e çmimit, do të bëhet më 7 dhjetor 2021 (e martë), në hapësirat e Bibliotekës Nacionale Universitare “Shën. Kliment Ohridski” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button