Joveski: Spekulimet për një udhëtar të tetë të mundshëm të mbijetuar do të zbardhen pas krahasimit të listave nga pikat kufitare

Analizat e mostrave ADN-ve të marra nga familjarët e të vdekurve në aksidentin tragjik me autobus në Bullgari, të cilat bëhen në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup, sot deri në mesditë duhet të kryhen, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria Publike pret që sot hetuesit nga Republika e Bullgarisë t’i marrin këto mostra dhe t’i bëjnë analizat, tha sot në mëngjes prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në lidhjen online për televizionin bullgar “Bulgaria On Air”.
Ai sqaroi se spekulimet për një udhëtar të tetë të mundshëm të mbijetuar nga aksidenti do të zbardhen duke krahasuar listat nga pikat kufitare të të dy vendeve.
“Sot pritet të vijnë përfaqësues të Bullgarisë të cilët duhet t’i marrin analizat e ADN-së të cilat duhet të jenë gati deri në orën 12. Për udhëtarin e tetë ende po hetohen arsyet nëse me të vërtetë ka ekzistuar sepse pas incidentit janë transferuar shtatë persona të lënduar. Me kolegët nga Bullgaria i hetojmë të gjitha listat me të gjithë udhëtarët të cilët kanë qenë në katër autobusët”, sqaroi kryeprokurori Joveski.
Po bëhet edhe kontroll i vendkalimeve kufitare se sa udhëtarë kanë lëshuar vendin dhe sa udhëtarë kanë hyrë në kufirin bullgar duke u kthyer nga Turqia. Procedura është në rrjedhë edhe në pjesën e marrjes në pyetje të më të afërmve.
“Me kërkesë të prokurorit Sarafov nga Bullgaria kemi obligim të sigurojmë dëshmi prej më shumë dëshmitarëve. Kemi sekuestruar dokumentacionin e kompanive, kemi mbledhur të dhëna nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në pjesën e licencave. Prokurorët tanë nuk e kanë marrë në pyetje pronarin, por unë kam informata se ai atë dëshmi do ta jap para organeve kompetente në Bullgari”, tha Joveski.
Kujtojmë se, tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 44 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar dhe 1 nuk dihet se ku është.
Zëdhënësja e prokurorit kryesor bullgar, Sijka Mileva, deklaroi të enjten se, tetë persona i kanë mbijuetuar tragjedisë dhe jo shtatë siç ishin informatat e para. Këtë e ka thënë një dëshmitar i cili i ka mbijetuar aksidentit tragjik.
“Ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa ai deklaroi kategorikisht se janë shpëtuar tetë persona. Unë i thash se ju jeni shtatë në spital. Dhe ai më tha në mënyrë kategorike jo, ne kemi shpëtuar tetë persona. Gjatë hetimit janë gjetur 44 trupa. Sipas të dhënave me të cilat ne disponojmë kanë udhëtuar 52 persona, ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa janë hospitalizuar shtatë persona – katër burra dhe tre gra. Mbetet enigma e madhe, ku është personi i tetë. Punojmë në atë version, nuk dëshirojmë të përhapim dezinformata, mund të bëhet fjalë edhe për memorie të dobët të dëshmitarit”, theksoi Mileva.
Por, sot, katër ditë pas aksidentit, gjatë kontrollit shtesë të autobusit u gjet edhe një trup i pajetë, duke u konfirmuar se numri i viktimave është 45
Autobusi i aksidentuar ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.
Lajme tjera lidhur më këtë temë:
- KE: Nëse autobusi i “Besa Trans” nuk ka pasur licencë, ka mundësi të ketë kaluar kufirin ilegalisht
- Dëshmitarët nga ambulanca: Kemi dërguar vetëm 7 persona në spital
- Spasovski: Qeveria ka formuar ekip për transportin e viktimave
- LSDM dhe BDI kërkojnë seancë të jashëzakonshme në Qytetin e Shkupit, propozojnë ndihmë për familjet e viktimave të aksidentit
- Prokuroria ndërmerr veprime për të gjetur të mbijetuarin e tetë nga aksidenti në Bullgari
- Spasovski: Spekulimet për tragjedinë e autobusit vetëm e dëmtojnë hetimin
- Çfarë zbuloi deri më tani hetimi për aksidentin tragjik në Bullgari
- Përfundoi analiza e ADN-së në Shkup, rezultatet do t’ju dorëzohen hetuesve bullgarë
- Djali i shoferit të dytë në autobusin e djegur: Babai im nuk ishte në listë të të mbijetuarve
- Stankov: Derisa të përfundojë analiza e ADN-së, nuk mund të vërtetohet numri i saktë i viktimave në aksident
- Prokuroria bullgare: Janë gjetur 45 trupa, nuk dihet ku ndodhet një udhëtar nga autobusi i djegur
- Zëvendës prokurori bullgar: Personat në autobus vdiqën nga asfiksia, informacionet tjera janë spekulative
- RMV, dita e tretë e zisë për tragjedinë me autobus në Bullgari – kryeprokurori bullgar sot vjen në Shkup
- Tragjedi në Bullgari, 45 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë
- Qeveria e Maqedonisë shpalli tri ditë zie për aksidentin e autobusit në Bullgari – flamujt në gjysmë shtizë
- Janë suspenduar dy doganierë që nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të Besa – Trans nga shteti, përgjegjësi i tyre do të sanksionohet
- Joveski: Nuk kemi informata të reja për aksidentin, bashkëpunojmë plotësisht me prokurorët bullgarë
- Shkolla “Arseni Jovkov” shpreh ngushëllime për nxënësen e tyre që vdiq në tragjedinë e autobusit
- Gjashtë hetues bullgarë dhe tre prokurorë do të punojnë për të hetuar tragjedinë e Strumës
- Besa Transit të Shkupit i merret licenca
- Autobusi ka pasur trajektore të frenimit, shoferi nuk ka fjetur, vlerësojnë ekspertët
- Copë gome, shkëndija, sinjalizimi keq: “Autopsia” e kilometrit 31
- Institucionet nuk tregojnë se si ka mundur autobusi i aksidentuar në Bullgari ta kalojë kufirin pa licencë
- Të lënduarit në aksidentin në Bullgari janë në gjendje stabile
- Autobusi i “Besa Trans Shkup” i cili u dogj në Bullgari nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar
- Autobusi i aksidentuar është larguar nga rruga, prokuroria e Bullgarisë: të lënduarit në gjendje të rëndë psiqike
- Për shkak tragjedisë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore
- Bullgaria shpalli 24 nëntorin ditë zie
- Kompania “Besa Trans-Shkup” publikoi komunikatë në lidhje me aksidentin në Bullgari
- Zaev: Viktimat janë të moshës 25-30 vjeç, ka edhe 12 fëmijë – të mbijetuarit kanë thyer xhamat e autobusit