Vendimet nga seanca e rregullt e 121 e Qeverisë

Sot u mbajt seanca e rregullt e 121 e kësaj përbërje qeveritare të Maqedonisë së Veriut, më poshtë mund të shihen vendimet të cilat u sollën sot, transmeton Portalb.mk.

Qeveria shqyrtoi informacionin për planin për transferimin e të lënduarve dhe trupave të të vdekurve në aksidentin e trafikut në Bullgari, për të cilin u formua një grup punues i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në të cilin është edhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Qeveria ka porositur Ministrinë e Shëndetësisë që të sigurojë autoambulanca adekuate për të lënduarit dhe të mbulojë plotësisht nevojat financiare për transportin e tyre në vend, si dhe të ofrojë kujdes adekuat shëndetësor, pavarësisht nëse të lënduarit janë të siguruar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor apo jo.

Ministria e Punëve të Jashtme është e obliguar të zgjedhë kompaninë e duhur transportuese dhe të realizojë plotësisht transportin e denjë të eshtrave të të vdekurve nga Republika e Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa mjetet për transport dhe varrim do të mbulohen plotësisht nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë.

Ministria e Brendshme është e ngarkuar për të siguruar një kalim të qetë me shoqërim policor nga kufiri me Bullgarinë në destinacionet përfundimtare.

Qeveria vendosi t’i kërkojë Komisionit për Sëmundjet Infektive analiza shtesë dhe studime krahasuese për masat e propozuara. si dhe propozime për masa shtesë.për të nxitur vaksinimin masiv.

Në pritje të analizave shtesë, qeveria udhëzoi ministritë e dhe shërbimet inspektuese që të investojnë të gjitha kapacitetet e tyre dhe të forcojnë zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të të gjitha masave aktive për mbrojtjen nga Covid-19, e veçanërisht të sistemit të verifikimit të certifikatave të vaksinimit, testet PCR dhe certifikatat e vërtetimit se e keni kaluar Covid-19.

Qeveria udhëzoi të gjitha ministritë, ndërmarrjet publike, shoqëritë aksionare dhe agjencitë shtetërore që të bëjnë kontrolle për të përcaktuar përqindjen e të vaksinuarve në administratën shtetërore dhe publike, si dhe të përcaktojnë mundësitë për nxitje për vaksinim më të madh deri në vaksinim të plotë.

Qeveria do të shqyrtojë dhe do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë reale për stimuj ekonomikë, por edhe për kufizime në lidhje me bonuset financiare dhe llojet e tjera të të ardhurave që janë jashtë bazës, për të motivuar dhe drejtuar qytetarët në masën e vetme dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit dhe për shpëtimin e jetës së tyre nga Covid-19.

Qeveria i dha pëlqimin termocentraleve të Maqedonisë së Veriut që të aktivizojnë TEC Negotino me operim për prodhim shtesë të përkohshëm të energjisë elektrike në kushtet e krizës energjetike.

Qeveria u pajtua që në periudhën dhjetor 2021 – prill 2022 të lidh marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik ndërmjet SH.A. “ESM” dhe SH.A. TC “Negotino” për furnizim me naftë dhe prodhim të energjisë elektrike, me mundësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm nëse ka nevojë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, e cila do të rregullojë të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve, SH.A. “ESM” do të prokurojë sasinë e nevojshme të naftës për operimin e TC “Negotinë” dhe do të marrë përsipër të gjithë energjinë elektrike të prodhuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button