Konferenca e-Shoqëri.mk: Perspektiva rajonale – aksione lokale

Inovacionet digjitale në mënyrë radikale e transformojnë miratimin demokratik dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në ndryshimet shoqërore. Si dëshmitarë të pandemisë globale të COVID-19 mund të shohim si administratat publike në rajon dhe BE, në mënyrë të planifikuar ose sporadike, gjithnjë më shumë eksperimentojnë me krijimin e platformave në internet ose mjete digjitale që t’u mundësojnë qytetarëve të arrijnë deri te informatat relevante të karakterit publik të cilat u nevojiten, por edhe të marrin pjesë në proceset shtetërore më lehtë dhe nëpërmjet internetit.

Agjenda digjitale si iniciativë e BE-së e zhvilluar nga Bashkimi Evropian dhe miratuar nga ana e gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka aspirata mu drejt asaj – që të sigurohen qytetarët në rajon që tërësisht t’i shfrytëzojnë dobitë nga transformimi digjital, a pjesëmarrja në proceset shoqërore nëpërmjet internetit nga cilido vend është vetëm një komponentë nga tërë ky proces.

Megjithatë, këto zgjidhje jo gjithmonë janë të menduara mirë, të qëndrueshme dhe jo gjithmonë përputhen me nevojat e qytetarëve. Institucionet nuk arrijnë që të krijojnë mekanizma për pjesëmarrje qytetare nëpërmjet internetit në potencimin e nevojave të qytetarëve, tregimin e qëndrimeve të tyre, pjesëmarrje në miratimin e vendimeve në të gjitha nivelet ose marrje të iniciativës vetanake për zgjidhjen e ndonjë çështje të caktuar shoqërore, këtu janë qytetarët të cilët vetë i krijojnë këto mekanizma ose në këtë rast – mjetet digjitale dhe platformat.

Ndiqeni sesionin “e-pjesëmarrje: Perspektiva rajonale aksione lokale” më edicionin e 17-të të konferencës “e-Shoqëri” me titull “Demokracia në erën digjitale: sfidat dhe mundësitë”, dita e parë e së cilës do të mbahet më 30 nëntor 2021, dhe mësoni për rrëfimet e suksesshme nga rajoni dhe vendet evropiane kur bëhet fjalë për e-pjesëmarrje në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Slloveni, Britani të Madhe etj.

Sesioni do t’i përgjigjet pyetjes se si (vetë)iniciativa qytetare online mund të sjellë ndryshime të ndjeshme në shoqëri dhe ta përmirësojë jetën e qytetarëve, por edhe do të shqyrtohen disa mjete të suksesshme për pjesëmarrje qytetare në internet të cilat shfrytëzohen në nivel lokal, nacional dhe rajonal. Si temë horizontale, sesioni do t’i hetojë edhe të drejtat digjitale dhe barazinë gjinore kur bëhet fjalë për e-pjesëmarrje.

Më shumë informata për konferencën dhe regjistrimin mund të gjeni: KËTU.

“Konferenca e-Shoqëri është e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis në sinergji me projektin ”Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA” bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, “Verifikimi i fakteve për avancimin e Maqedonisë së Veriut ndaj BE” financuar nga Fondi Nacional për Demokraci dhe “Reagim i shpejtë ndaj dezinformatave për vaksinat” financuar nga Fondi Ballkanik për Demokraci. Qëndrimet e shprehura gjatë kësaj konference nuk i shprehin qëndrimet e donatorëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button