fbpx

Prokuroria bullgare: Janë gjetur 44 trupa, nuk dihet ku ndodhet një udhëtar nga autobusi i djegur

Zëdhënësja e prokurorit kryesor bullgar, Sijka Mileva, deklaroi sot se, tetë persona i kanë mbijuetuar tragjedisë dhe jo shtatë siç ishin informatat e para. Këtë e ka thënë një dëshmitar i cili i ka mbijetuar aksidentit tragjik, transmeton Portalb.mk.

“Ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa ai deklaroi kategorikisht se janë shpëtuar tetë persona. Unë i thash se ju jeni shtatë në spital. Dhe ai më tha në mënyrë kategorike jo, ne kemi shpëtuar tetë persona. Gjatë hetimit janë gjetur 44 trupa. Sipas të dhënave me të cilat ne disponojmë kanë udhëtuar 52 persona, ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa janë hospitalizuar shtatë persona – katër burra dhe tre gra. Mbetet enigma e madhe, ku është personi i tetë. Punojmë në atë version, nuk dëshirojmë të përhapim dezinformata, mund të bëhet fjalë edhe për memorie të dobët të dëshmitarit”, theksoi Mileva.

Ajo shtoi se dëshmitari më pas është pyetur nga hetuesit me prezencë të përkthyesit dhe ai përsëri ka konfirmuar në mënyrë kategorike se janë shpëtuar tetë persona.

“Unë isha në mesin e incidentit dhe kam parë trupat e djegur, pamja ishte e tmerrshme, më e rëndë ishte situata kur së bashku me prokurorin kryesor në Maqedoninë e Veriut dhe prokuroren për krim të organizuar dhe korrupsionin vizituam spitalin “Pirogov” ku ishin vendosur shtatë nga të lënduarit. Të njëjtët ishin në gjendje të mirë fizike, por psiqikisht ishin në gjendje shumë të rëndë. Çdonjëri ishte në dhomë të posaçme në kushte shumë të mira dhe për to kujdesen mjekët më të mirë të vendit”, tha Mileva.

Organet bullgare po hetojnë ku është njëri udhëtarë, a ka shkuar në autobus tjetër dhe çfarë ka ndodhur me të. Deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, përkatësisht të mbijetuar të fatkeqësisë dhe versionet e tyre përputhen dhe sipas organeve hetimore janë objektive.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare thanë se në autobusin e aksidentuar kanë gjetur 44 trupa të pajetë, ndërkaq 7 persona janë lënduar dhe 1  nuk dihet se ku është. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button