fbpx

Mbi 100 mijë viktima me kovid-19 në Gjermani

Gjermania është bërë shteti i fundit që ka regjistruar mbi 100,000 viktima me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga autoritetet gjermane, në periudhë 24-orëshe janë regjistruar 351 vdekje shtesë, duke e çuar totalin në 100,119, transmeton REL.

Në Evropë, Gjermania është shteti i pestë që ka kaluar këtë shifër pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.

Instituti Robert Koch, ka thënë se Gjermania ka regjistruar shifër rekorde të infektimit brenda një dite, përkatësisht 75,961.

Prej fillimit të pandemisë, Gjermania ka regjistruar më shumë se 5.57 milionë raste.

Spitalet kanë paralajmëruar se është duke u zvogëluar numri i shtretërve në dhomat për kujdes intenstiv dhe në disa lande, autoritetet kanë nisur të transferojnë pacientët nëpër rajone tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button