Kryeministrja e Suedisë u dorëhoq disa orë pasi u zgjodh

Kryeministrja e zgjedhur në Suedi, Magdalena Andersson dha dorëheqje disa orë pasi u zgjodh nga Parlamenti, pasi buxheti i saj dështoi të kalojë dhe Partia e të Gjelbërve e la koalicionin qeveritar, transmeton REL.

“Është një praktikë kushtetuese që një qeveri me koalicion duhet të japë dorëheqje kur njëra parti heq dorë”, tha Andersson.

Ajo tha se nuk dëshiron të udhëheq “një qeveri, legjitimiteti i të cilës do të vihet në pikëpyetje.

Andersson tha se shpreson që do të zgjidhet në këtë pozitë sërish së shpejti si udhëheqëse një qeverie të pakicës me në krye Social Demokratët

Andersson sot u bë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e kryeministres në Suedi pasi arriti një marrëveshje në minutin e fundit për të rritur pensionet në këmbim të mbështetjes në votimin e së mërkurës.

Por Partia e vogël e Qendrës më vonë tërhoqi mbështetjen e saj për buxhetin e Andersson, për shkak të konsesioneve të bëra në të majtë, duke lënë buxhetin e saj me vota të pamjaftueshme në Parlament.

Kryetari i Parlamentit, Andreas Norlen tha se ka pranuar dorëheqjen e Andersonit dhe do të kontaktojë udhëheqësit e partive para se të vendosin nesër se si do të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button