RMV, dita e dytë e zisë për viktimat në aksidentin me autobus në Bullgari

Sot është dita e dytë e zisë në vend pas aksidentit trafiku të autobusit me targa të Maqedonisë së Veriut, në të cilin dje në autostradën “Struma” në Bullgari mbetën të vdekur 45 pasagjerë dhe shtatë të tjerë të lënduar, transmeton Portalb.mk.

Qeveria shpalli dje tre ditë zie në të gjithë vendin për viktimat e aksidentit tragjik automobilistik në Bullgari.

Gjatë ditëve të zisë, flamuri shtetëror i të gjitha institucioneve, si dhe i përfaqësive diplomatike të vendit jashtë vendit, u ul në gjysmë shtizë, si dhe u shtynë të gjitha manifestimet publike.

Ditë zie për viktimat e aksidentit të autobusit sot është shpallur edhe në Bullgari dhe në Kosovë.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button