Komuna e Tetovës pezullon aktivitetet deri ditën e dielë për shkak të tragjedisë në Bullgari

Komuna e Tetovës njoftoi se se për shkak të situatës së rëndë që po mbretëron në Maqedoninë e Veriut, pezullon të gjitha aktivitetet e saja deri ditën e diel (28.11.021), transmeton Portalb.mk.

“Poashtu njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se edhe aksioni mbarë qytetar për pastrimin e qytetit, i paralajmëruar për më datë 27 nëntor do të pezullohet për shkaqe të njëjta. Për datën kur do mbahet ky aksion do njoftoheni paraprakisht.” thanë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës u shprehin ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e komunikacionit të ndodhur sot në mëngjes në Bullgari, kurse të lënduarëve ju dëshirojnë shërim të shpejtë.

Sot rreth orës 02:00 pas mesnate pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit të Sofjes, një autobus është aksidentuar dhe është djegur, si pasojë e të cilit 45 persona kanë vdekur. Aksidenti ka ndodhur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi është i kompanisë Besa Trans- Shkup” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button