Janev: Shpresoj se në 1-2 ditët e ardhshme të mbijetuarit të kthehen te familjet e tyre

Tragjeditë janë të përbashkëta, tragjeditë janë ato që na prekin, ato që na bëjnë njerëz dhe empratik – pa dallim nga cili nacionalitet janë njerëzit të cilët tash më nuk janë në mesin tonë. Këtë e theksoi kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev në brifingun e përbashkët me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, pas fatkeqësisë së autobusit, shkruan BTV, transmeton  Portalb.mk.

“Sot është ditë e posaçme, ditë të cilën populli bullgar e shënon me dy tragjedi serioze”, tha Janev, duke kujtuar se vetëm 7-8 orë para incidentit në “Struma”, 9 persona kanë humbur jetën në zjarr në shtëpi në pleq në Varna.

Në lidhje me tragjedinë, Janev theksoi se Bullgaria dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut po punojnë në koordinim: “Nga hetimi ne shpresojmë të marrim  mësime për të na mbrojtur nga incidente të tilla në të ardhmen”

Janev u takua me të mbijetuarit e aksidentit.

“Përfundimi i përgjithshëm i mjekëve bullgarë është se lëndimet fizike janë relativisht të lehta, për ato psiqike është shumë herët të flitet. Shpresojmë që në 1-2 ditët e ardhshme këta persona të transportohen në vendet ku ata jetojnë”.

Sot rreth orës 02:00 pas mesnate pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit të Sofjes, një autobus është aksidentuar dhe është djegur, si pasojë e të cilit  45 persona kanë vdekur. Aksidenti ka ndodhur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi është i kompanisë Besa Trans-Shkup” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button