Janakieski mbetet të mbrohet nga liria, Penalja e refuzoi kërkesën për paraburgim nga Prokuroria

Këshilli penal pranë Gjykatës Pendale Themelore Shkup pasdite informoi se është refuzuar si i pabazë propozimi i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për përcaktim të masës paraburgim për Mile Janakieskin vendim me të cilin propozimi refuzohet si i pabazë, njofton Portalb.

Gjykata e Apelit Shkup javën e kaluar më 18 nëntor Janakieski ia pezulloi masën paraburgim shtëpiak, i caktuar për lëndën në opinion e njohur si “TNT” dhe i caktoi masa kujdesi.

“Prokuroria sot dorëzoi propozim për përcaktim të masës paraburgim për lëndën e lidhur me ngjarjet e 27 prillit, ndërsa Këshilli Penal, gjatë vendosjes, e kishte parasysh vendimin e shkallës së dytë, ndërsa njëheri konsideron se edhe në propozimin e ri nuk janë ofruar argumente të mjaftueshme të cilat do ta mbulojnë përcaktimin e masave më të rrepta nga ato të cilat tanimë qëndrojnë kundër të akuzuarit. Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankimimi para Gjykatës së Apelit në afat prej 3 ditësh pas marrjes së vendimit”, thuhet në kumtesën e sotme të Gjykatës Penale.

Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski.

Në vitin 2015-të, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aso kohe në opozitë, filloi të publikojë “bomba“, gjegjësisht materiale të përgjuara të cilat i kishte marrë nga Shërbimi Sekret i RMV-së, dhe në të cilat dëgjoheshin krimet e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Në disa përgjime të publikuara nga Zaev, dëgjohet ish kryeministri Gruevski duke i thënë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016-të për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2017-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button