MPB: Për nëntë muaj u ndërprenë 12 dërgesa ndërkombëtare të drogës

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në facebook njoftoi se në nëntë muajt e parë të këtij viti u ndërprenë 12 dërgesa ndërkombëtare me marijuanë dhe hashash, gjatë të cilave janë shkatërruar pesë grupe kriminale, si dhe janë zbuluar tri plantacione marijuane në zonën e Ohrit, Strumicës dhe Tetovës, si dhe dy laboratorë për prodhimin e marijuanës nëpër banesa në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ai tregon se në periudhën nga janar-tetor 2021, për të frenuar trafikun e paligjshëm të drogës, janë kryer gjithsej 390 bastisje banesash dhe ambientesh, 320 ekzaminime personash dhe automjetesh dhe një kontroll në terren. Janë marrë masa për 914 persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e drogës”.

“Gjatë asaj periudhe janë ngritur gjithsej 190 kallëzime penale kundër 260 autorëve për 188 vepra penale “prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, gjashtë vepra “mundësimi i përdorimit të narkotikëve”, katër vepra “prodhim i paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim armësh apo lëndësh shpërthyese.” shkroi ministri Spasovski.

Në raportin vjetor të Ministrisë së Brendshme për vitin 2020 thuhet se i është kushtuar një vëmendje e jashtëzakonshme luftës kundër tregtisë së paligjshme, e cila ka rezultuar në rritje të ndjeshme të dërgesave të parandaluara të drogës, si dhe të sasive të sekuestruara të drogës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button