RMV, sot do të zhvillohet debati online “Sa mediat i përmbushin nevojat për informim të të rinjve?”

A u besojnë të rinjtë mediave, sa shpesh informohen nga mediat vendase dhe a konsiderojnë se angazhimi në çështje të rëndësishme shoqërore është humbje kohe, janë disa nga pyetjet që pjesëmarrësit në debatin online “Sa i përmbushin mediat nevojat për informim të të rinjtë ” i cili do të mbahet sot me fillim nga ora 13 në platformën “Zoom”, transmeton Portalb.mk.

Debati publik organizohet nga Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “Lajme të besueshme për rini të aftë”, financuar nga Ambasada britanike në Shkup.

Debatin online do ta hapë ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Rachel Galloway. Si folës do të marrin pjesë kryeredaktori i kanalit të parë të televizionit të Maqedonisë (TVM), Aneta Andonova, gazetari Bojan Sasevski nga Radio MOF, Darko Toshiq nga Këshilli rinor kombëtar i Maqedonisë (KRKM), Blendi Hodai, ish-kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Elida Zylbeari, redaktore e Portalb.mk dhe Bojan Blazhevski, redaktor i Meta.mk.

Ngjarja mbahet në kuadër të Ditëve të edukimit mediatike, ndërsa do të hapet nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway.

Debatin online mund ta ndiqni përmes “Zoomit” në këtë link, ndërsa më shumë informacione mund të gjenden këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button