fbpx

Sebastian Ogier për të tetën herë kampion bote në relli

Piloti i Toyota Gazoo, francezi Sebastian Ogier, regjistroi titullin e tetë të kampionit botëror në relli (WCR), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gara e dymbëdhjetë dhe njëherësh e fundit për këtë sezon u mbajt në Monza të Italisë. Ogier garën 16-etapëshe e përfundoi me kohën 2:39:8.6, duke arritur fitoren e pestë të sezonit, apo të 54-ën në karrierë.

Me këtë, Ogier (37) përfundoi kampionatin me 230 pikë dhe për të tetën herë u bë kampion botëror në WRC. Ky është titulli i tij i dytë radhazi.

Kolegu i tij i skuadrës Elfyn Evans mbeti pas për 7,3 sekonda, duke përfunduar në vendin e dytë me 207 pikë.

Dani Sordo, piloti i Hyndai Shell Mobis, përfundoi i treti duke ngecur pas të parit për 21,3 sekonda.

Thierry Neuville (Hyundai Shell Mobis), i cili përfundoi i katërti në garë, kampionatin e përfundoi në pozitën e tretë me 176 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button