Skena apokaliptike të përmbytjeve në Kolumbinë Britanike: 18.000 njerëz të shkëputur nga bota

Ekuipazhet e ndihmës së shpejtë po përpiqen të arrijnë deri te 18.000 njerëz në provincën kanadeze të Kolumbisë Britanike, të cilët janë të shkëputur pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan rrugë, shtëpi dhe ura, ka publikuar Guardian, transmeton Portalb.mk.

Mediat kanadeze tashmë kanë raportuar se kjo mund të jetë fatkeqësia natyrore më e shtrenjtë në historinë e Kanadasë.

Kryeministri i Kolumbisë Britanike, Xhon Horgan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe tha se numri i të vdekurve do të rritet në krahasim me një vdekje të konfirmuar deri më tani, ndërsa policia thotë se të zhdukur janë edhe  katër persona të tjerë.

Tërheqja e ujërave që shkaktuan përmbytjet ka ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, por shiu ka bllokuar qytete të tëra në këtë provincë, si dhe hyrjen në portin më të madh të vendit në Vankuver, duke ndërprerë zinxhirët edhe ashtu të stërngarkuar të furnizimit global.

CNN ka transmetuar pamje të fermerëve dhe banorëve të dëshpëruar që përdorin kapistra dhe motobarka të vogla për të orientuar bagëtinë e frikësuar të notojë në vende të sigurta. Ata i rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar kafshët pas urdhrit për evakuim.

Shumë nga qytetet e goditura ndodhen në zonat malore në lindje dhe verilindje të Vankuverit, ku qasja është e kufizuar. Ministrat e qeverisë provinciale thanë në një konferencë shtypi dje se disa autostrada kryesore po hapeshin ngadalë. Megjithatë, disa qytete kanë raportuar mungesë karburanti, ndërsa zëvendëskryeministrin Majk Farnuorth që tha se provinca po shqyrton importimin e karburantit nga SHBA ose Alberta fqinje.

Në Otava, Sekretari Federal për Gatishmëri dhe Situata Emergjente Bil Bler tha se rrjedhat e lumenjve kishin filluar të bien, por se situata edhe më tej mbetet kritike. Otava zyrtare ka premtuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të Forcave Ajrore në Kolumbinë Britanike, si dhe grupet e para tashmë kanë arritur. Mijëra të tjerë janë në gatishmëri. Blerësit i kanë boshatisur raftet e ushqimeve dhe Ministrja e Bujqësisë e Provincës Lana Popam tha se furnizimet ushqimore ishin të sigurta dhe se “sigurisht nuk do të na mbetemi pa ushqim”.

Përmbytjet e ditëve të fundit e kanë goditur edhe shtetin amerikan Uashington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button