Superheronjtë vizituan fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë (FOTO)

Me organizimin e “Care for Kosovo Kids”, Klubi Alpin Prishtina dhe me përkrahjen e “Bankës Ekonomike” edhe këtë vit u zhvillua aktiviteti për mbledhjen e fondeve për klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Alpinistët, të maskuar si superheronjtë e kohëve moderne, ofruan gëzim dhe habi tek pacientët e vegjël nëpër katet e Pediatrisë. Të rinj dhe të reja të trajnuar dhe të përgatitur për këtë ngjarje, përformuan nëpër katet e sipërme dhe ballkonet e klinikës, duke u lëshuar në çdo kat dhe duke vizituar çdo pacient.

“Këto lëshime urbane me dedikim dhe kauzë janë mënyra jonë e shfaqjes së falënderimit, përkrahjes dhe mirëkuptimit për stafin mjekësor të vendit, për prindërit dhe pacientët e vegjël, për stafin e Care for Kosovo Kids dhe Banka Ekonomike; është rritje e përgjegjësisë sociale dhe forcim i lidhjeve tona të padukshme, ato lidhjet njerëzore të cilat nuk kanë çmim dhe krijojnë ndjenjën e përkatësisë dhe humanitetit njerëzor”, thonë nga Klubi Alpin Prishtina.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button