Rexhepi: Do të ngrejë iniciativë për bashkimin e forcave progresive

Deputeti Kastriot Rexhepi ka zhvilluar sot takim pune me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Pas këtij takimi, ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, si rrjedhojë e vendimeve dhe aktiviteteve të tij politike, ka vendosur të ngre iniciativë politike joformale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut- EVROPA 21- për bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike në vend, posaçërisht në prag të Samiteve vijuese në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë kam realizuar hapin e parë, dhe më iniciativë timen, pas takimit të djeshëm me kryeministrin Zaev,  sot pata takim produktiv me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku prej së afërmi u njoftova me të gjithë proceset nga politika e jashtme lidhur me eurointegrimet e vendit. Ashtu edhe siç prita, mora dëshmi për numrin e madh të aktiviteteve që po ndërmerren nga ana jonë, por edhe nga ana e miqve ndërkombëtarë për t’u zhbllokuar procesi, aktivitete në të cilat besoj plotësisht dhe për të cilat do të kontribuojë me gjithë kapacitetin tim politik”, ka theksuar Rexhepi.

Ai u ka bërë thirrje forcave progresive, veçanërisht deputetëve në Kuvend, të bashkohen me të në këtë nismë që të mund ky qëndrim politik të realizohet në mënyrë efektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button