Mashtrimi me “call center”, 8 në pranga, 3 në kërkim

Prej një viti, shtetasi polak Pawel Wziontek 27 vjeç kishte ngritur një Call Center në qytetin e Shkodrës dhe nëpërmjet 3 platformave Vicidial, Forex dhe Exchange mashtronte qytetarë spanjollë dhe gjermanë.

Hetimet e Prokurorisë shqiptare nisën pas sinjalizimeve të dërguara nëpërmjet letërporosive të autoriteteve të huaja.

Në prangat e Policisë së Shkodrës ranë 8 punonjës dhe u shpallën në kërkim shtetasi polak, bashkëjetuesja e tij dhe një prej menaxherëve të Call Centerit.

Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme ndërkohë hetimi tregoi se shtetasi polak me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.

Policia thotë zyrtarisht se pas arrestimeve do të kryhet një hetim pasuror për shtetasin 27-vjeçar në bashkëpunim me autoritetet polake.

Prej disa muajsh autoritetet e huaja, kryesisht ato gjermane, por jo vetëm nëpërmjet letër-porosive kanë shprehur shqetësim për aktivitetin e jashtëligjshëm të “call center-ve” në Shqipëri.

Tv Klan zbardhi më herët një nga kërkesat e gjermanëve që lidhej me mashtrimin e një qytetareje e cila kishte humbur rreth 10 mijë Euro me mashtrimin se po investonte në kriptomonedhë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button