PLD dhe DOM do të kërkojnë ndryshime ligjore për rregullimin e “gërmimit” të kriptovalutave

Partnerët e koalicionit PLD dhe DOM kumtuan sot se, duke e pasur parasysh gjendjen e krizës dhe pasojat ndaj mjedisit jetësor, nëpërmjet deputetëve të tyre në Parlament do të kërkojnë ndryshime ligjore, të cilat kanë të bëjnë me “gërmimin” e kriptovalutave, njofton Portalb.mk.

“Në kohën e krizës energjetike është e papranueshme që të harxhohet rrymë për prodhim të kriptovalutave për pasurimin personal të individëve. Pasi që kriptovalutat janë shpallur të papranueshme për mjedisin jetësor, deputetët plotësisht do të kërkojnë edhe rregullim ligjor pasi që përdorimi i rrymës nga derivatet fosile siç është rasti momentalisht e ndotin mjedisin jetësor”, thonë PLD dhe DOM.

Prej atje shtojnë se do të konsultojnë ekspertë dhe më së voni për një javë do të kërkojnë rregullim dhe do të dorëzojnë ndryshime ligjore.

Portalb.mk, sot shkruajti se derisa Maqedonia e Veriut, ashtu sikur e gjithë bota po përballet me krizë energjetike, gjegjësisht është në gjendje krize me furnizim të energjisë elektrike, në vend, në mënyrë ilegale po gërmohen kriptovaluta duke vjedhur rrymë elektrike. Qytetarët e pandërgjegjshëm, në mënyrë ilegale i kyçin në rrymë makineritë për gërmimin e kriptovalutave të cilat harxhojnë sasi të madhe të rrymës dhe me këtë e rëndojnë situatën e krizës me furnizimin e rrymës.

Lexo më shumë: Në gjendje të krizës energjetike, në RMV vidhet rrymë për gërmimin e kriptovalutave (Infografik)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button