Kabuli i bëri thirrje Kongresit amerikan të zhbllokojë fondet e Bankës Qëndore të Afganistanit

Ministri i Jashtëm i qeverisë talebane në Afganistan i ka dërguar një letër të hapur Kongresit amerikan, ku paralajmëron për një eksod masiv nga Afganistani nëse Shtetet e Bashkuara nuk zhbllokojnë 9 miliardë dollarët e Bankës Qëndrore të Afganistanit dhe nuk u japin fund sanksioneve të tjera.

Amir Khan Muttaqi shkruan se sanksionet kanë goditur rëndë tregëtinë dhe biznesin, por po ashtu, edhe ndihmat humanitare për miliona afganë të dëshpëruar. Nëse situate e tanishme vazhdon, shkruan ai, qeveria afgane dhe populli do të ndeshen me probleme që do të shkaktojnë një migrim masiv në rajon dhe në botë. Ministri i Jashtëm thotë se sfida më e madhe për Afganistanin është pasiguria financiare dhe për këtë ai fajëson bllokimin e pasurive të Afganistanit nga qeveria amerikane, transmeton VoA.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë ngrirë mbi 9 miliardë dollarë të Bankës Qendrore të Afganistanit pas ardhjes në pushtet të regjimit Taleban për shkak të shkeljeve të drejtave të njeriut dhe shqetësimeve të përhapjes së terrorizmit. Ndaj regjimit Taleban është shtuar trysnia për të qeverisur vendin përmes një sistemi politik gjithëpërfshirës dhe për të respektuar të drejtat e grave. Asnjë vend nuk e ka njohur regjimin Taleban si qeveri të ligjshme në Kabul.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button