Pas rekomandimit që vetëm të punësuarit e vaksinuar dhe me test negativ mund të punojnë, reagoi Sindikata

Konfederata e sindikatave të Lira ka reaguar pas rekomandimit që në punët e sektorit publik mund të shkojnë vetëm personat e vaksinuar ose ata me test PCR negativ, transmeton Portalb.mk.

“Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë kundërshton dhe reagon ashpër ndaj masave të propozuara nga Komisioni për sëmundje infektive, në lidhje me të punësuarit në sektorin publik në vetëqeverisjen lokale” deklarojnë nga sindikata.

Ata kundërshtojnë rekomandimin e Komisionit që në punë mund të shkojnë vetëm të vaksinuarit, ata me test PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe ara që e kanë kaluar virusin brenda 45 ditëve.

“Me masat e rekomanduara, shkelen të drejtat themelore të njeriut, të drejta që garantohen me Kushtetutë dhe ligjet e shtetit, por edhe me konventat evropiane dhe botërore”, vlerësojnë nga Sindikata, duke shtuar që ajo duhet të jetë një çështje personale.

Ata paralajmërojnë Qeverinë që do të përdorin të gjitha masat radikale ndaj tyre, në rast se miratohen këta rekomandime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button